Shqiptarët e Luginës së Preshevës: Të drejta të njëjta me serbët e Kosovës

Diel, 15 July 2018 12:26

Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës, në takimin e mbajtur sot në Bujanoc, ka miratuar deklaratën e përbashkët, me të cilën kërkohet përfaqësimi i shqiptarëve të Luginës në dialogun e Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Në kopjen e deklaratës politike, të cilën e ka publikuar portali Presheva.com, ndër tjera thuhet se “Lugina e Preshevës vazhdon të mbetet rajoni më i diskriminuar dhe ekonomikisht më i pazhvilluar, si pasojë e politikës diskriminuese shtetërore të Serbisë”. Në këtë deklaratë politike kërkohet realizimi i plotë i të drejtave kolektive të shqiptarëve dhe ngritja substanciale e monitorimit të vazhdueshëm të Bashkësisë ndërkombëtare me qëllim të vlerësimit real të pozitës ë shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Nga të gjitha palët pjesëmarrëse në dialogun e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfshihet edhe statusi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe zgjidhja të kërkohet me aplikimit të parimit të reciprocitetit, me të drejtat e serbëve në veri të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Tutje thuhet se pa zgjidhjen e këtyre të drejtave, nuk mund të ketë normalizim të mirëfilltë mes Kosoës e Serbisë.

Nga 68 këshilltarë shqiptarë sa kanë gjithsej Kuvendet Komunale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në Kuvendin e  Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës morën pjesë 50 këshilltarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...