Limaj i bindur: Do të bëhemi bashkë në dialogun Kosovë-Serbi.

Tuesday, 17 July 2018 13:20

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk do të ndalet së angazhuari për t’u bërë të gjithë bashkë në dialogun Kosovë-Serbi.

Limaj është shprehur i bindur se partitë politike mund të gjejnë rrugën dhe formën e bashkëpunimit për këtë temë.  Ai ka thënë në Klan Kosova se ka kontakte të vazhdueshme me Isa Mustafën dhe partitë tjera opozitare.

“Kjo është tema kryesore. Të gjithë duhet të jenë të kyçur nga fillimi. Ne mund të ndërtojmë një marrëveshje mes partive politike. Ky proces është me përgjegjësi. Opozita nuk është deklaruar kundër dialogut. Dallimi mes neve të gjithëve është qasja dhe mënyra se si e shohim. Prandaj edhe ka hapësirë", është shprehur Limaj.

"Kosova nuk e ka luksin të shkojë e të vëzhgojë. Unë nuk ndalem dhe do të flas me secilin nga dy taborët sepse është e vetmja rrugë për të qenë bashkë. E kam takuar Isa Mustafën dhe kemi kontakte të vazhdueshme. Jam i bindur se mund të gjejmë rrugën dhe formën e bashkëpunimit në këtë temë. Nuk do të ndalem deri sa të bëhemi bashkë në këtë temë të rëndësishme”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Më tutje, Limaj ka thënë se pas kthimit nga Brukseli do të vazhdojnë përpjekjet për të pasur një qëndrim unik për dialogun. Sa i përket mundësisë se zgjedhjeve, Limaj ka thënë se kjo është e parëndësishme në raport me çështjen e dialogut.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...