Kusari-Lila: Takimi sot në Bruksel sa për foto, Thaçi nuk ka kredibilitet për dialog

E mërkurë, 18 July 2018 07:00

Mimoza Kusari-Lila, deputete e grupit parlamentar i LDK-së, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se takimi i krerëve të shtetit në Bruksel me Federica Mogherinin do të jetë vetëm për fotografi, ndërsa sipas saj, presidenti Hashim Thaçi nuk ka kredibilitet që të jetë prirës në dialogun me Serbinë.

Sot në takim me Mogherinin do të jenë gjashtë burra, Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, me tre zëvendësit e tij dhe kryetari i Kuvendit. Sipas Kusarit, pesë krerët e shtetit do të kenë vetëm një takim me Mogherinin ndërsa Thaçi do të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Nuk mund të bëjnë ndonjë veprim pa shkaktuar ndonjë precedan të rrezikshëm. Sipas Kushtetutës sot prirëse e vendit është kryetarja e Gjykatës Kushtetuese pasi në shtet nuk janë asnjë lider. Nesër krerët e shtetit do të takohen me Mogherinin ndërsa nuk do të jenë pjesë e takimit Thaçi – Vuçiq. Këta janë vetëm sa për të shkuar aty. Haradinaj do të jetë për të përmirësuar imazhin pasi dihet se Mogherini doli nga takimi shkaku i incidentit me Haradinajn. Nuk e shoh me ndonjë peshë të veçantë. Nesër janë para Mogherinit pa arritur një raport të mirëfilltë. Thaçi prapë shkon me agjendën e vet, pa ndonjë miratim nga Kuvendi dhe pa arritur të mblidhen në një tryezë”, ka thënë deputetja Kusari-Lila.
Duke folur për takimin e nesërm, Kusari-Lila ka thënë se para Mogherinit nuk do të jetë ekipi negociator i Kosovës, por disa krerë të pozitës që kërkojnë të bëjnë foto.
“Sot nuk është ekipi negociator i shtetit, janë disa krerë të pozitës që kërkojnë të bëjnë një foto. Shpresoj që do të ketë ndonjë këshilltar që do t’u thotë të mos ekzaltohen. Këta do të jenë gjashtë burra me një grua si përfaqësuese e lartë e BE-së. Asgjë nuk do të ndryshojë nesër, por kurrë nuk i dihet”, ka thënë kryetarja e partisë Alternativa që ka shtuar se Thaçi nuk ka kredibilitet për të qenë shef i negociatave shkaku i keqpërdorimeve që ka bërë.
“Nuk është absolutisht presion dhe besimi i ndërkombëtarëve te Thaçi. Nuk është vetëm çështja e individit por është çështja e platformës, çështja e vijave që duhet të caktohen. Thaçi sot e ka kredibilitetin më të ulët sesa kur ishte kryeministër. Sepse sot ka më shumë parti që janë kundër figurës së tij”, ka thënë ajo.
“Një njeri që e ka përdorur shtetin për vete apo për partinë e tij, nuk mund të jetë unifikues i një shteti”, ka thënë Kusari-Lila që ka fajësuar opozitën për gatishmërinë që të thërras një seancë për të diskutuar për strategjinë që duhet të përdorur Kosova në finalen me Serbinë..
“Këtu e kanë fajin edhe partitë opozitare dhe në vend se të dakortohen për pika E strategjisë dhe me siguri do të shtonim presionin te pozita. Nuk ka pasur diçka konkrete edhe nga këta liderë që e kanë lënë vendin pa udhëheqësi”, ka thënë ajo.
Duke folur për dokumentin që Thaçi e ka dorëzuar te kryeministri Haradinaj se çfarë do të diskutohet në dialog me Serbinë, Kusari-Lila ka thënë se është dokument i dobët.
“Nuk mund të flas në emër të LDK-së, por nuk e kemi diskutuar thirrjen e PSD-së, si alternativë ne synojmë të thërrasim një seancë për të krijuar një platformë për dialog. Nuk pajtohemi që vendi duhet të shkojë në zgjedhje, pajtohemi që kemi qeveri të dobët”, ka thënë ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...