Nuk u mbijetoi dot plagëve, vdes edhe vajza e dytë e familjes Memaj

E mërkurë, 18 July 2018 10:04

Aksidenti tragjik, i cili ndodhi mëngjesin e së hënës në autostradën gjermane në Dunningen, mori jetën e dy personave nga Kosova.

Valon Memaj 26 vjeç nga komuna e Deçanit dhe vajza e tij 5 vjeçe Luisë Memaj, kishin humbur jetën në vendin e aksidentit, ndërkaq vajza tjetër Albina 3 vjeçe kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Ndonëse u tha se ajo kaloi me sukses një operacion, ajo nuk ka mundur t'u rezistojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin universitar në Freiburg. Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Deçanit!
Të gjithë keni dëgjuar lajmin e kobshëm e tepër të dhimbshëm, për aksidenti e rënd të ndodhur pardje me 16. 07. 18. në Dunningen të Gjermanisë, në rrugën Nr: B 462, pas një aksidenti të rëndë në komunikacion, kanë humbur jetën shoferi i makinës BMW, 26 vjeçari Valon Memaj nga fshati Llukë e Eperme e Deçanit, e bija e tij 5 vjeçe Luisë Memaj.

Edhe Albina e vogël mbrëmë e humbi betejën, nuk iu rezistoi lëndimeve te renda. Tre engjëj do kthehen ne arkivole ne Kosovën nënë.
Ngushëllime familjes Memaj .

Lutemi qe Zoti i plotfuqishëm ti dërgoj në Xhenet!
AMIN 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...