Haradinaj: Në planin e jashtëm politika e Kosovës është unike

Hënë, 23 July 2018 17:01

Kryeministri i Republikës së Kosovës, ka zhvilluar një vizite pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku është pritur nga zëvendëskryeministri/njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, me bashkëpunëtorë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka ofruar mbështetjen e tij për projektet dhe planet konkrete të Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke thënë se së bashku me zëvendëskryeministrin/njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme, Pacolli, kanë punuar shumë rreth politikës së jashtme të Kosovës, duke e konsideruar politikën e jashtme temë mjaft të rëndësishme për Kosovën.

“Kemi filluar punën si Kosovë në planin e jashtëm të sfiduar në planin politik, të sigurisë, por edhe në atë ekonomik. Beteja diplomatike për Kosovën është bart edhe te shumë vende të largëta rreth njohjeve. Po ashtu, kemi vështirësi të tjera edhe në regjion dhe në integrimet euroatlantike, pra, jemi shumë të sfiduar në planin e jashtëm”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoi se përkundër faktit që janë të sfiduar, Ministria e Punëve të Jashtme dhe ministri Pacolli, kanë bërë punë të mrekullueshme dhe nuk kanë lejuar prapësimin e pozicionit të Kosovës në planin diplomatik, edhe në ato vende të largëta ku ka qenë një target i oponentëve tanë.

Më tej, kryeministri Haradinaj tha se kanë plane dhe projekte konkrete dhe sa herë që ka lajme pozitive do t’i bëjnë të njohura për publikun, siç ishte lajmi për rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave, duke i siguruar të gjithë qytetarët e Kosovës, se në planin e jashtëm politika e Kosovës është unike.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri/njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, duke e cilësuar shumë të rëndësishme vizitën e parë të kryeministrit Haradinaj, për të dhe Ministrinë të cilën ai e udhëheq, e informoi kryeministrin për të gjitha punët që janë bërë gjatë kësaj periudhe, si dhe për angazhimet e diplomacisë kosovare në çështjen e lobimit për shtimin e njohjeve të reja, rregulloren e re të MPJ-së, bashkëpunimet bilaterale, multilaterale dhe rajonale, integrimet euroatlantike, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në UNESCO, INTERPOL si dhe sfida tjera me të cilat është duke u përballur kjo ministri.

Po ashtu, zëvendëskryeministri/njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka informuar kryeministrin Haradinaj, rreth procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore, kryesimin e së cilës vitin tjetër do ta marrë Republika e Kosovës.

Gjatë konferencës, kryeministri Haradinaj dhe zëvendëskryeministri/ministri, Pacolli i janë përgjigjur interesimit të mediave për tema të ndryshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...