(FOTO) Kush janë dy shqiptarët që kanë ngritur në këmbë policinë britanike

Hënë, 23 July 2018 17:12

Dy anëtarë të një bande shqiptare që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike kërkohen nga policia britanike, ndërsa dy të tjerë janë vënë pas hekurave të burgut.

Aris Dema dhe Edjol Cani pranuan që furnizonin me kokainë zonat në Brighton dhe Hove. Ata u arrestuan në Dhjetor të 2016-s, së bashku me Orges Demën dhe Olsi Fizlaj që tashmë janë shpallur në kërkim.

Aris Dema dhe Edjol Cani aktualisht janë dënuar nga gjykata në Britani

Policia mendon se Dema është kthyer në Shqipëri, ndërsa Fizlaj jeton akoma në qytet. Arrestimi i katër shqiptarëve u krye disa muaj pasi mbaheshin në vëzhgim. Ata kërkoheshin për shpërndarje droge dhe armëmbajtje pa leje.

Edjol Cani dhe Aris Dema, pranuan krimet e tyre dhe u dënuan nga Gjykata e Kurorës së Hove. 28-vjeçari Dema pranoi që ishte marrë me shpërndarje kokaine. Ai u dënua me tre vjet burg.

Ndërkohë 23-vjeçari Cani u dënua me 3 vjet burg për shpërndarje lëndësh narkotike dhe 18 muaj të tjerë iu shtuan pasi u kap duke mbajtur armë pa leje. Dy të arratisurit tashmë, Orges Dema dhe Olsi Fizlaj, u shpallën në kërkim që në Shkurt të 2017-s pasi nuk paguan garancinë e lirimit të tyre.

Tani, autoritetet britanike kanë kërkuar sërish ndihmë për informacione në mënyrë që t’i kapin dy të arratisurit shqiptarë.

Orges Dema dhe Olsi Fizlaj janë shpallur në kërkim nga policia britanike

Dema është i dobët, me flokë të zezë dhe sy kafe. Ai kërkohet për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Fizlaj njihet gjithashtu si “i holli”. Është i gjatë, me flokë të shkurtra të zeza dhe sy kafe. Ai kërkohet për të njëjtën akuzë si Dema, shkruan policia britanike./abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...