Qeveria 'Haradinaj' kundërshton ndarjen dhe shkëmbimin e territoreve

E Enjte, 26 July 2018 13:26

Kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e përjashtoi mundësinë e diskutimeve dhe negociatave për ndarjen e Kosovës apo shkëmbimin e territoreve me vendet fqinje.

“Ndarja e territorit të Kosovës, shkëmbimi i territorit apo çfarëdo opsioni që ka si qëllim ndryshimin e kufijve nuk është opsion fare për Qeverinë e Kosovës, është vijë e trashë e kuqe dhe e pakalueshme për ne”, tha për Radion Evropa e Lirë Avni Arifi, këshilltar i kryeministrit Haradinaj.

“Do të thotë, kjo është një vijë e pakalueshme për ne”, theksoi ai. “Ata që tentojnë, mendojnë që duke ndryshuar kufij, (me) shkëmbim territoresh, duke sjellë tema të tilla në tavolinë në këtë formë, ata njerëz vërtet synojnë që ta kthejnë Ballkanin në periudhën e errët”, tha Arifi.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në një proces të ridizajnimit të kufijve në Ballkan. Komentet e Arifit pasojnë deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sipas të cilit, për Serbinë do të ishte “më mirë diçka sesa asgjë”. Ndarja e Kosovës është përmendur në disa raste publikisht edhe nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...