Referendumi për emrin, Maqedonia fillon punën për përgatitjet

E Enjte, 26 July 2018 15:56

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se shpresonte që parlamenti të miratojë një vendim formal në mbështetje të referendumit mbi marrëveshjen e vendit me Greqinë deri të hënën – që ai shtoi më pas se do të organizohej me ose pa mbështetjen e partisë kryesore opozitare VMRO DPMNE. “Nëse nuk arrijmë një marrëveshje me VMRO DPMNE-në, pres që secili nga deputetët e tyre individualisht t’i bëjnë të qarta  pozicionet e tyre para publikut. Kjo është e drejta e tyre, por ne të gjithë kemi detyrimin të sigurohemi që procesi të jetë i suksesshëm,” tha Zaev të mërkurën.

Të mërkurën, me pjesëmarrjen e deputetëve të VMRO DPMNE, parlamenti votoi për emërimin e një komision të ri zgjedhor, të cilin partia e kishte bllokuar më parë për gati një muaj. Parlamenti në të njëjtën kohë miratoi disa ligje të tjera të kërkuara nga opozita, përfshirë një dispozitë që garantoi krijimin e një qeverie teknike 100 ditë përpara zgjedhjeve të ardhshme, për të garantuar që ato të ishin zgjedhje të drejta.

Kjo erdhi pasi qeveria dhe opozita ranë dakord mbi këto çështje të hënën, pavarësisht se nuk arritën të bien dakord mbi kërkesën kryesore të qeverisë – e cila është që opozita t’u kërkojë anëtarëve të saj të votojnë në referendum. Opozita e ka kundërshtuar ashpër marrëveshjen me Greqinë, duke e quajtur atë një akt tradhtie, pasi ajo përfshin ndryshimin e emrit të vendit.

Por vëzhguesit thonë se pjesëmarrja e opozitës mund të jetë vendimtare për suksesin e referendumit, edhe nëse kundërshtojnë marrëveshjen e “emrit”. Pa të, shumë vëzhgues thonë se do të jetë shumë e vështirë të arrihet një pjesëmarrje prej më shumë se 50 për qind e të gjithë votuesve, që është pragu i vendosur.

Zaev të mërkurën e la derën e hapur për një marrëveshje të mëvonshme, pas dështimit të takimit të tij me kreun e VMRO DPMNE, Hristijan Mickovski. Ai tha se bisedimet po vazhdonin brenda parlamentit dhe se Mickovski mund të kërkonte një takim tjetër me të nëse ai dëshironte.

Një synim kryesor i marrëveshjes me Greqinë, e nënshkruar më 17 qershor, është të sigurojë që Greqia të përfundojë bllokimin e saj të gjatë të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Sipas marrëveshjes, Maqedonia ra dakord të ndryshojë emrin e saj në Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Greqia ra dakord të heqë veton për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.

Megjithatë, që marrëveshja të vihet plotësisht në zbatim, maqedonasit duhet të tregojnë se e mbështesin atë në një referendum.

Qeveria e drejtuar nga Social Demokratët dëshiron që votimi të mbahet në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit, në mënyrë që të ketë kohë për të miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese deri në fund të vitit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...