Profesori amerikan: Qendrimi i Thaçit i dyshimtë, SHBA të reagojë

Saturday, 04 August 2018 17:04

“Çdo diskutim mbi ndryshimet e mundshme në kufijtë e Serbisë dhe Kosovës do të zgjojë nacionalizmin etnik në të keqen e saj në të dy anët e kufirit”, tha Daniel Server.
Ai thotë se është i hutuar nga deklarimi i Presidentit Thaçi se korrigjimi i kufijve do të jetë një temë diskutimi në Bruksel.
Thaçi mbron idenë e shkëmbimit të territoreve, merr shembull korrigjimin e kufirit Belgjikë - Holandë
“Kjo është një mister për mua, unë nuk e di pse ai e hapi këtë tematikë tani. Ndoshta kjo ka të bëjë me politikën e brendshme, pasi disa njerëz përpiqen për të fituar pikë politike në idenë se Presheva mund të bëhet pjesë e Kosovës”, përcjell Telegrafi.
Thotë se ajo çfarë po bën Hashim Thaçi me idetë për Preshevën mund të jetë garë me Lutfi Hazirin dhe Vetëvendosjen, për poenë politike.
Një nga udhëheqësit e LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për Preshevën, dhe sigurisht Lëvizja Vetëvendosje. Unë mendoj se ai reagon me forcat e brendshme politike, andaj është një gabim i tmerrshëm, nuk do të merren meritat duke hapur një temë që është shumë e rrezikshme. Evropianët dhe amerikanët kanë mbajtur më parë diskutime publike dhe tani ata duket se kanë lejuar që kjo të ndodhë “, tha Serveri për glasamerike.net.
Serwer shpreson se shpejt SHBA do të dalë me një qëndrim kundër ndryshimit të kufijve.

Modifikuar më Saturday, 04 August 2018 17:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...