Shqiptarët kontrollojnë tregun e kokainës në Holandë

Saturday, 04 August 2018 19:00

Mediat holandeze i kanë kushtuar një artikull ndryshimeve që po pëson tregu holandez i drogës sipas të cilave, ai “gjithnjë e më shumë po futet në duart e kriminelëve shqiptarë, në vend të atyre marokenë apo holandezëve.”

Sic shkruan sot “wnl.tv”, “tregtia e kokainës do të jetë plotësisht në duart e gangsterëve ballkanikë”, duke sfiduar atë që deri sot njihej si ‘Mocro Mafia’.

“Marokenët aktualisht po luftojnë për të bërë transporte të mëdha”, thotë një burim për median, i cili shton se: “Shqiptarët janë partnerë të besueshëm të biznesit. Ata e marrin përsipër transportin”.

Për shkak të këtij ndryshimi të fuqisë, detektivët kanë frikë nga sulmet e dhunshme midis shqiptarëve dhe Mocromaffia. Sipas medias, Policia ka frikë nga një konfrontim i dhunshëm midis kriminelëve atje dhe shqiptarëve që lëvizin lirisht nëpër Evropë.

“Kemi frikë nga një përplasje. Deri tani, shqiptarët po shmangin përdorimin e dhunës sa më shumë të jetë e mundur jashtë atdheut të tyre, por ne e dimë se ata nuk shmangen atëherë kur duhet.”

Ndërkohë, policia ka vështirësinë më të madhe për hetimin e shqiptarëve.

Ata thuhet se mashtrojnë duke përdorur pasaporta false, ndryshojnë emrat ose qëndrojnë për pak kohë në Holandë.

“Ata qëndrojnë në Gjermani, bëjnë biznes në Belgjikë dhe marrin drogë nëpërmjet Roterdamit”, thotë një agjent. “Me kohën që i kemi ata në foto, tashmë janë zhdukur. Ata e dinë saktësisht se si punon policia dhe përdorin dobësitë tona”./ WNL

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...