Kreu i grupit te LDK, Hoti: Listat e fryra të veteranëve fyerje për të gjithë luftëtarët e lirisë

E Enjte, 23 August 2018 16:26

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se listat e fryra të veteranëv janë fyerje për luftëtarët e lirisë.

Sipas tij kriza institucionale në Kosovë është thelluar gjatë verës dhe situata është alarmante, transmeton Koha.net.
“Shqetësimet e prokurorit të larguar në SHBA të bëra publike nga vetë ai, vërtetojnë dyshimet se sistemi i drejtësisë në Kosovës ka deformime alarmuese. Ndërhyrjet nga jashtë e pamundësojnë funksionimin e pavarur të këtij sistemi. Listat e fryra të veteranëve po na kushtojnë miliona euro të buxhetit të varfër të Kosovës. Këto lista të fryra janë fyerje për të gjithë luftëtarët e lirisë, të gjallë, të rënë e invalidë”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ai shton se, “deklarimet fyese dhe denigruese të Veseli dhe Haradinaj ndaj ish-prokurorit Blakaj shpërfaqin mendësinë tyre politike dhe janë dëshmi e qartë për dorën e zgjatur të tyre në sistemin e drejtësisë. Ndryshe përse duhej të reagonin ata ndaj shqetësimeve të ngritura të një ish prokurori. Këto deklarime e kanë shqetësuar BE-në, e cila monitoron pavarësinë e institucioneve të drejtësisë në Kosovë”.
“Në anën tjetër, deklarimet kundër kushtetuese, të dhëna në baza ditore, të Thaçit për shkëmbim territoresh e korrigjim kufijsh kanë krijuar pasiguri tek qytetarët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë.Kjo gjendje alarmuese që po mbizotëron sot nuk është pa autorësi. Drejtësia do të vendoset. Protesta dinjitoze e qytetarëve, e nxitur nga shoqëria civile, është hapi i parë shumë domethënës në drejtim të stopimit të së keqes”, ka thënë Hoti.
Sipas tij kjo gjendje krize nuk është pa rrugëdalje. Dalja nga kriza kërkon ballafaqim dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve të atyre që e kanë krijuar këtë gjendje. Të tjerat i mbesin sistemit të drejtësisë, i cili sistem në kontekstin e ri politik do të funksionojë lirshëm.
“Do të sigurohemi që kjo të ndodh sa më shpejt. Do të punojmë shumë dhe do të bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike që ja duan të mirën vendit. Vetëm qytetarët e Kosovës mund tu japin fund historive të tilla dhe të hapin një faqe të re për gjeneratat e ardhshme”, ka shkruar ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...