Paralajmërimi tjetër i Kryeministrit/ Haradinaj : Prekja e kufijve kthen tragjedinë

Hënë, 17 September 2018 18:43

Në takimin e Komisionit parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, i cili përbëhet nga deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe të Parlamentit Europian e të cilët janë duke qëndruar në Kosovë, Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për çështjen e kufirit.

Haradinaj thotë se shpreson për një traktat të paqes, por diskutimi për kufijtë sipas tij kthen të shkuarën. “Kur flasim për kufij i bie që t’i kthehemi të shkuarës, tragjedisë, por ajo çka shpresojmë është të kemi një traktat paqeje mes Kosovës dhe Serbisë. E mbështes dialogun me Serbinë, por jo duke iu kthyer të shkuarës. Në të shkuarën, vonesat na kanë kushtuar me jetë njerëzish”, tha Haradinaj para të pranishmëve.

I pari i Qeverisë i ka falënderuar deputetët e Parlamentit Europian për votën pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Ai ka folur gjithashtu edhe për agjendën europiane të Kosovës dhe i ka njoftuar të pranishmit se kjo çështje është në plan të Qeverisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...