Haradinaj: Së shpejti lëvizim pa viza në Evropë

Hënë, 17 September 2018 22:39

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se kosovarët pritet që të lëvizin lirshëm në Zonën Shengen edhe gjatë këtij viti.

“Janë Komisioni Evropian dhe Parlamenti që janë pro, tash këto komunikojnë me Këshillin e Ministrave por që kjo kërkon kohë pak më shumë. Tash d.m.th jemi 2 me 1. Besoj shumë se deri në fund të vitit mund ta marrim vendimin për vizat”, ka thënë Haradinaj në Zona B në Klan Kosova.

“Ju kam premtuar [BE’së] se nuk merrni refugjatë dhe krim, por veç partneritet dhe qytetarë të lirë që lëvizin. Për liberalizimin bash të gjithë jemi duke ndihmuar, por do të doja pak meqë LDK-ja ka marrëdhënie me Partitë Popullore Evropiane  që të ndihmojë në këtë proces.  I lus ata që kanë raporte me partitë e djathta të bëjnë më shumë. Kushdo që mundet është mirë që të në ndihmojë”, tha ai.

Haradinaj ka thënë se në çështjen e liberalizimit nuk mund të ndikojë rasti i ish-prokurorit special, Elez Blakaj. “Kam qenë i shpejtë dhe i saktë dhe i kam informuar për procesin. Vlerësimet kanë ardh për një prokuror që s’ka qenë më në punë. Kritika ime është se ai në vend që t’i çojë listat në gjykatë i ka publikuar nëpër gazeta. Sikur të kishin shkuar në gjykatë ne nuk do të flisnim këtu. Kam reaguar. Ka qenë nervoza ime. M’i kanë qitë minjtë në lendinë, drejtësia e brendshëm, e jashtme. Qëllimi im ka qenë që të mos dëmtohet një proces i tillë. BE e ka kuptuar që ne po punojmë për rend dhe ligj”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...