Ambasadori i SHBA në Kosovë Delawie, i përgjigjet Elez Blakajt

Premte, 21 September 2018 10:05

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, nuk deshi të komentojë lidhur me çështjen e dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj apo protestat kundër Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

Sipas tij, e rëndësishme është fokusi në zbardhjen e rastit të listave të veteranëve.

“Më me dëshirë do të përqendrohesha në përgjegjësinë e institucioneve për ta bërë punën e tyre, në këtë rast të prokurorisë. Mendoj se ka pasur shumë vëmendje në prokurorët. Mendoj se kjo shkakton shpërqendrim nga ndjekja e rastit. Mendoj se është shumë e rëndësishme që njerëzit të brengosen nëse këta veteranë të rrejshëm po vjedhin para nga Qeveria e Kosovës apo nga fëmijët e Kosovës se sa çka bëri e kur secili prokuror”, tha Delawie.

Ambasadori në largim foli edhe lidhur me çështjen e dhunës në familje në Kosovë dhe kontributin amerikan në shtytjen e sistemit të drejtësisë rreth zgjidhjes së kësaj çështjeje.
“Nuk mendoj se ka më shumë raste të dhunës në familje, mendoj se ka më shumë raportim të rasteve të dhunës në familje. Kjo, para së gjithash, tregon se gratë po tregohen më të fuqishme dhe së dyti, që ka pak më shumë besim”, tha ai në Jeta në Kosovë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...