Hahn: Marrëveshja Kosovë - Serbi nuk duhet të krijojë precedent

Premte, 21 September 2018 11:46

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johanes Hahn, ka thënë se marrëveshja ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit duhet të jetë në një linjë me të drejtën ndërkombëtare. Hahn ka thënë se një marrëveshje e tillë nuk duhet të shndërrohet në një precedent, transmeton Gazeta Express.

“Qëndrimi i Përfaqësuese së Lartë, Federica Mogerini, si ndërmjetësuese në këto negociata ka qenë i qartë që nga fillimi. Një qëndrim i tillë është një vazhdimësi për të vendosur paqe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe në të gjithë rajonin”, ka thënë Hahn në një intervistë për ‘Pobjeda’.

I pyetur për ndryshimet e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Hahn ka thënë se ndërmjet dy shteteve duhet të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme dhe afatgjate, një zgjidhje reale dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

“Secila marrëveshje duhet të jetë specifike dhe e aplikueshme. Ajo nuk duhet të jetë një precedent, por duhet të kontribuojë në stabilitetin e rajonit, dhe për rrugëtimin e këtij regjioni drejt BE-së. Ata kanë nevojë për kohë që të arrijnë një marrëveshje që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe që synim do ta kishte normalizimin e raporteve”, ka shtuar Hahn.

Ai ka shtuar se si një ndërmjetësues në këtë çështje nuk do të komentojë elemente specifike të një marrëveshjeje të mundshme.

“Ne po punojmë fort dhe me intensitet që të dyja palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme që mbështetet në të drejtën ndërkombëtare dhe është plotësisht e implementueshme nga të gjitha palët. Më lejoni t'jua kujtoj se asnjë shtet i ri nuk mund të hyjë në BE, pa i zgjidhur problemet bilaterale”, ka përfunduar Hahn.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...