Haradinaj nuk shkon në takimin me Erdoganin, ja pse!?

Premte, 28 September 2018 07:47

Presidenti Hashim Thaci në Nju Jork u takua me mikun e tij, presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Thaci u shoqërua nga Behgjet Pacolli dhe Vlora Çitaku, por aty mungoi Kryeministri Ramush Haradinaj. Ky i fundit në mars të këtij viti ka këmbyer mesazhe të ashpra me Erdoganin. Zyra e Kryeministri për Gazetën Express ka treguar pse Haradinaj nuk e takoi presidentin turk.

Presidenti Thaci njoftoi se dje, në kuadër të punimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së në Nju Jork, ka takuar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në këtë takim ai ishte i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku. Mungonte kryeministri Ramush Haradinaj, ndonëse shumicën e takimeve i kishin shënuar bashkë, si delegacion.

Zyra e Kryeministrit Haradinaj ka thënë se kryeministri ka pasur një agjendë të vecantë, në të cilën nuk bënte pjesë takimi me Erdoganin.

“Kryeministri Haradinaj krahas disa takimeve të përbashkëta me Presidentin dhe Ministrin e Jashtëm, ka pasur një agjendë të ngjeshur dhe të veçantë, siç është vizita në Ëest Point dhe vizita ne Ëashington”.

Sic tregon Zyra e Kryeministrit, në castet kur Thaci e Pacolli ishin me Erdoganin, Haradinaj ka qenë në takim me Presidentin e Holandës, Mark Rutte dhe me kryeministrin slloven, Borut Pahor.

“Në kohen kur është mbajtur takimi me Presidentin e Turqisë, Kryeministri ka qenë në takim me Presidentin e Sllovenisë dhe Kryeministrin e Holandës”, thuhet në përgjigjën dhënë Expressit.

Mirëpo në Qeveri thonë se mungesa e të parit të qeverisë me Erdoganin, që konsiderohet mik i ngushtë i Thacit dhe i cili ka simpatizantë në Kosovë, ka qenë për aryse se agjenda e Haradinajt gjatë qëndrimit në Nju Jork, është përcaktuar shumë më herët.

Raportet e Haradinajt me Erdoganin nuk janë miqësore, sic Erdogan ka pasur e i ka me Thacin që dikur mbante postin e kryeministrit.

Në mars të këtij viti institucionet e sigurisë në Kosovë rrëmbyen gjashtë shtetas turq që po qëndronin në Kosovë, pa u bërë i ditur se nga kishte ardhur urdhëri.

Erdogan ishte i lumtur që Kosova ia dorëzoi ata që ai po i konsideronte gylenistë, ndërsa për këtë ‘dhuratë’ e falënnderoi Presidentin Thaci.

Ndërsa presidenti turk ishte i hidhëruar me veprimin e kryeministrit Haradinaj që shkarkoi ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefin e AKI’së, Bashkim Gashi.

Haradinaj i pati shkarkuar pasi i mbante përgjegjës që kishin deportuar gjashtë gylenistët, pa e njoftuar atë.

Kryeministri kosovar nga Prishtina iu kundërpërgjigj Erdoganit. Tha se askush s’mund t’i përzihet institucioneve kosovare se si duhet t’i kryej punët e saj.

“Kosova dhe unë asnjëherë s’kam ndërhyrë në punët e brendshme të Turqisë. As në të kaluarën, as sot, as në të ardhmen Punët tona të shtëpisë s’do të mundet kush t'i bëjë në emrin tonë në Kosovë", pati deklaruar Haradinaj.

Modifikuar më Premte, 28 September 2018 07:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...