Hashim Thaçi: Pata takim të shkëlqyer me Federica Mogherini

Premte, 28 September 2018 07:50

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është takuar me Kryediplomaten e BE-së, Frederica Mogherini gjatë vizitës së tij SHBA.

Përmes një postimi në Facebook Thaçi ka bërë të ditue se ka diskutuar me Mogherininin në lidhje me fazën e fundit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Tutje presidenti ka vlerësuar se ky është një momentum historik për arritjen e një marrëveshje përfundimtare në mes të dy vendeve.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij:
“Pata një takim të shkëlqyer me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, me të cilën diskutuam për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
I rikonfirmova edhe një herë gatishmërinë tonë për dialogun, proces ky për të cilin mora mbështetje edhe nga shumë liderë botërorë në takimet që kam zhvilluar këto ditë.
Pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, si dhe marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë, është krijuar një momentum historik për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, që do të zgjidhte njëherë e përgjithmonë mosmarrëveshjet dhe do të krijonte perspektivë të qartë të anëtarësimit në BE”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...