Ambasadori gjerman në OKB: Ndryshimi i kufijve në Ballkan, i rrezikshëm

Premte, 08 February 2019 11:07

Ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen, i cili ka qenë këshilltari kryesor i Merkel për politikën e jashtme për 10 vjet, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka thënë se ndryshimet e kufijve në Ballkan, janë ide të rrezikshme.

Duke folur për zgjidhjen finale mes dy shteteve, Heusgen tha se marrëveshja finale nuk duhet të përfshijë kufijtë në Ballkan.

“Asnjë marrëveshje në Bruksel nuk flet për ndryshimin e kufijve, ne në Gjermani mendojmë se këto ide nuk i kontribuojmë zgjidhjes. Këto përpjekje janë të rrezikshme dhe e destabilizojnë regjionin”, ka thënë ambasadori gjerman në OKB, transmeton Telegrafi.

Ai ka kritikuar shtetin serb për lobimin kundër Kosovës, duke thënë se në këtë formë po tregojnë se nuk e duan anëtarësimin në BE.

 

Ndërsa, Heusgen vendimin e Gjykatës Ndëkombëtare të Drejtësisë e vlerësoi si të drejtë.

“Ju po e goditni vetën me këmbën tuaj, duke lobuar që vendet të tërheqin njohjen e Kosovës. Unë kam menduar se Serbia dëshiron anëtarësimin në BE”, deklaroi ambasadori gjerman.

Ai në fund kërkoi që vendimi për taksën të tërhiqet, pasi i kontribuon zhvillimit ekonomik në Ballkan.

Modifikuar më Premte, 08 February 2019 12:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...