Jo vetëm në Shqipëri, nesër protestohet edhe në Malin e Zi kundër Gjukanoviçi 22:05

Premte, 15 February 2019 22:13

Një protestë masive do të mbahet të shtunën në Podgoricë, me kërkesën e largimit të presidentit malazez dhe kryeprokurorit për krimin e organizuar.

Protesta është organizuar nga një grup intelektualësh, akademikësh, aktivistësh nga OJQ të ndryshme dhe gazetarësh, të cilët presin që nismës së tyre t’i bashkohen mijëra qytetarë.

Ky grup njerëzish e akuzon udhëheqësin e përjetshëm të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, për korrupsion sistematik dhe kufizim të lirisë së shtypit. Përveç dorëheqjes së tij kërkohet edhe ajo e prokurorit të lartë shtetëror, Ivica Stankoviç, dhe atij përgjegjës për krimin e organizuar, Milivoje Katniç.

Të dy këta zyrtarë, sipas BIRN-it akuzohen se kanë injoruar provat dhe nuk e kanë gjurmuar korrupsionin në rrethin e ngushtë të Gjukanoviçit.

“Po presim ende rezultatin e gjykimit për manipulime në zgjedhje, pastrim parash dhe skandalet e korrupsionit”, thuhet në deklaratën për shtyp të lëshuar nga organizatorët e tubimit.

Protesta me moton “Odupri se!” (Rezisto!), vjen në kohën kur vendi përballet me një krizë të thellë politike. Në mesin e muajit janar u bë publike një video, në të cilen shihej Dusko Knezeviç, president i Bankes “Atlas Group” teksa i dorëzonte një zarf një anëtari të partisë së Gjukanoviçit, DPS, i cili përmbante – nga sa rrëfeu më vonë vet Knezeviç, – 100 mijë dollarë për financimin e fushatës së kësaj force politike.

Knezeviç, i akuzuar për pastrim parash e që aktualisht mendohet të jetë në Londër, ka thënë për mediet vendase se kishte 25 vite që jepte fshehurazi para për DPS-në. Vet kjo parti dhe Gjukanoviçi i mohojnë të tilla pretendime, e këmbëngulin se të gjitha donacionet janë shënuar në regjistrat financiare të DPS-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...