Shqiptari përleshet me serbët në mes të Nju Jork për flamurin e Kosovës

Hënë, 18 February 2019 10:30

Disa të rinj serbë dhe një shqiptar nga Kosova janë përfshirë të dielën mbrëma në përleshje fizike në një lagje në Astoria të Nju Jorkut, duke bërë që të ndërhyjë policia.

Serbët kishin bërë provokim, duke djegur flamurin e Kosovës dhe duke brohoritur “Kosova është Serbi”. Shqiptari nga Kosova, Anton Përgjokaj kishte ndërhyrë duke iu marrë flamurin nga dora, moment ky kur edhe kishte nisur perleshja.

Lajmi.net ka siguruar fotografinë dhe deklaratën e shqiptarit nga Klina, i cili prej 20 vjetësh jeton në Nju Jork. “Unë isha në makinë kur pashë një grup njerëzish me flamurin e Kosovës në dorë. Në fillim mendova se ishin shqiptarë duke festuar, por kur u afrova i dëgjova duke brohoritur: ‘Kosova është Serbi’,”, tregon Përgjokaj.

 

“Ndërkohë që njëri nga ata mbante flamurin, tjetri filloi ta djegë me shkrepse. Kur pashë flakën nuk durova, kam dalë shpejt nga makina dhe ua kam marrë flamurin nga dora”, tregon Përgjokaj. “Dy nga serbët m'u vërsulën dhe aty nisem të përleshemi fizikisht, derisa ndërhyri policia”.

“Ishte provokim i rëndë, nuk mund të kaloja sikur nuk po ndodhte asgjë. Edhe në Polici e thashë në deklaratën time, që nuk do të qëndroj asnjëherë indiferent kur me fyhet flamuri ose simbolet e shtetit tim”, përfundon Përgjokaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...