Haradinaj: Sa të jem unë kryeministër taksa nuk hiqet

Hënë, 18 February 2019 15:10

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur kësaj herë nga vendlindja e tij, Gllogjani se taksa ndaj produkteve serbe nuk do të largohet.

Ai ka thënë se askush nuk duhet të provojë që ta shfuqizojë vendimin të cilin Qeveria e ka marrë unanimisht muaj më parë.

Këtë e ka thënë duke iu referuar partnerëve të koalicionit.

Sa i përket thirrjes së SHBA-së që taksa të anulohet, Haradinaj ka thënë se veprimet të tilla ndërmerr edhe vet shteti amerikan.

‘Trump ka vendos tarifa për plot vende dhe ekonomi, po ndërton mure me Meksikën. Ne do të shkojmë kësaj rruge dhe tarifa nuk hiqet deri në njohje’, është shprehur Haradinaj pas homazheve në varrezat e dëshmorëve.

‘Nëse shkojmë hapa prapa, mund ta kërkojnë  sot heqjen e tarifës, pastaj Trepçën… Dialogu të ndodhë pa kushtëzime, i është thënë Mogherinit. Serbia po i nxjerr kushte Kosovës në vend se të ishte ndryshe.

Në tavolinë mund të bisedohet edhe për taksën. Pres përkrahje e të gjithëve edhe të partnerëve politikë edhe pse mund të ketë mendime të ndryshme. Nuk është mirë të provojë dikush që ta heq pasi që vendimi ka qenë i të gjithëve. Nuk është demokraci të hiqet pa votën e njërit partner – këtë rast AAK-së’, tha i pari i Qeverisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...