Daçiç shkon edhe në Panama të flasë për Kosovën

Tuesday, 02 July 2019 09:50

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka qëndruar për vizitë në Panama.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Panamasë, Laurentino Cortizo.

Ai ka thënë se vizita e tij në vend, e para pas disa vitesh, ishte shumë e rëndësishme pasi me zyrtarët ka biseduar për tema të ndryshme përfshirë Kosovën, raporton “Blic”.

“Presidenti por edhe zyrtarët në Panama kanë shfaqur mirënjohjen për prezencën time, sepse kjo është dëshmi se edhe ne dëshirojmë të jemi këtu. Kam biseduar për tema që për ne janë të rëndësishme, si çështja e Kosovës”, tha Daçiq.

Ai ka theksuar se përveç presidentit ka biseduar edhe me zëvendëspresidentin, por edhe ministrin e tanishëm të Punëve të Jashtme.

“U kam përkujtuar se Panamaja është qendër për lobim nga ana e Kosovës dhe këtu gjendet edhe ambasada e Kosovës. Ata nga këtu mbulojnë shtetet e tjera të Amerikës Latine që kanë njohur Kosovën. Në atë kuptim kjo vizitë ishte shumë e rëndësishme, kam biseduar me njerëz shumë të rëndësishëm nga shtete të ndryshme”, u shpreh Daçiq nga Panamaja, transmeton Lajmi.net.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...