Pendarovski: Ndryshimi i kufirit Kosovë-Serbi mund të çojë në konflikt të armatosur

Tuesday, 16 July 2019 09:38

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka shprehur kundërshtinë e tij të fuqishme ndaj çdo ndryshimi të kufijve në rajon kur u pyet që të komentojë mundësinë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë ide e cila është përfolur tash e disa muaj.Këto komente, presidenti maqedonas i bëri në një konferencë për media gjatë vizitës së tij zyrtare në Slloveni, raporton Reuters.“Kufijtë duhet të mbesin aty ku janë tani.

Çdo opsion tjetër mund të krijojë efekt domino… që mund të lëndojë disa vende në rajon, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Pendarovski, duke shtuar se ndryshimet kufitare mund të çojnë edhe në konflikt të armatosur, transmeton Koha.net.

Gjatë kësaj vizite, presidenti maqedonas tha se pret që vendi i tij të bëhet anëtar i NATO-s deri në fund të këtij viti, ndërsa tha se shpreson se do të marrë edhe datën e nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE në muajin tetor.“Presim që Bashkimi Evropian do të pranojë në tetor vendimin e saj për datën (e nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE)”, tha Pendarovski.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...