Macron në Beograd/ Mesazhet që dha për Kosovën

Tuesday, 16 July 2019 09:02

E para vizitë e një presidenti francez në Beograd pas 18 vjetësh, e mbuluar gjerësisht nga mediat serbe dhe nën vigjilencën e rreptë të mbi 4 mijë policëve, nuk ka kaluar pa pasur në qendër Kosovën. Shefi i vendit lider të BE-së ka konfirmuar panegociueshmëinë e pavarësisë, ka lavdëruar mikpritësin e tij Vuçiç që flet hapur për këtë temë me popullin e tij dhe ka dhën lajmin se përpjekjet franko-  gjermane për të gjetur një zgjidhje për dialogun do të vazhdojnë.

E pyetur nga një gazetare në lidhje me atë se si e sheh marrëveshjen e kompromisit me Kosovën, shefi i shtetit francez la të hapur çdo lloj zgjidhjeje “përpos faktit që mund mos jetë e pavarur”. Macron tha se “s’mund të përsërisim historinë e para 20 vjetëve por duhet të ecim përpara” gjatë një konference shtypi me homologun e tij serb. Ai ka lavdëruar hapur aftësinë e Vuçiç për të hapur me popullin e tij për atë që shumkush e konsideron si djepin e qytetërimit serb. “Presidenti juaj ka guxim të thotë se ‘ajo që ekziston në kushtetutën tonë, nuk pranohet nga partnerët tanë. Këtë nuk e pranojnë partnerët tanë evropianë, ndërsa ne duam të hyjmë në Evropë’.

“Iu luta presidentit francez që të na ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas bisedës me Emmanuel Macron, duke shtuar se ky ka qenë një prej takimeve më të gjata që ka zhvilluar deri më tani me liderë botërorë.

Kurse Macron konfirmoi se do të organizojë një takim mes liderëve të Kosovës dhe të Serbisë, bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel. “Ishim shumë të sinqertë në takim. Unë do të organizoj një takim me ju, me kryeministren serbe, me udhëheqësinë e Kosovës dhe me kancelaren Merkel. Franca dëshiron që të arrihet marrëveshja. Serbia dhe Kosova janë shtete evropiane dhe dëshirojmë kjo të kthehet në realitet”, ka deklaruar Macroni.

Po cili do të jetë kuadri dhe zgjidhja e këtij takimi që dështoi të mbahej në Paris sipas asaj që ishte deklaruar nga Franca dhe Gjermania? A do të jetë sërish në tryezë opsioni i ndarjes teritoriale dhe shkëmbimit të popullsive që u duk sikur u varros në Berlin, por që shumë kush mendon se Franca nuk e ka thënë ende fjalën e fundit?

Për këtë presidenti francez u përgjigj se nuk ka një formulë magjike: “Nuk kam përgjigje konkrete për ju. Nuk ka zgjidhje magjike. Askush s’e ka zgjidhjen në xhep. Zgjidhja është tek ju”, ka thënë Macroni, duke shtuar se “marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është shumë e rëndësishme për sigurinë e rajonit”.

Modifikuar më Tuesday, 16 July 2019 12:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...