Ramush Haradinaj letër qytetarëve pas dorëheqjes: Kosovës i bëhet presion i padrejtë

Premte, 19 July 2019 20:29

Pas dorëheqjes kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka drejtuar një letër të gjithë qytetarëve të vendit të tij, ku sqaron se Kosovës po i bëhet presion i padrejtë.

Haradinaj ka bërë të ditur se vendimin për dorëheqjen e parevokueshme e ka marrë pasi i ka ardhur një ftesë nga Gjykata Speciale, për t’u intervistuar si i dyshuar nga Dhomat e Posaçme të saj për luftën Çlirimtare të Kosovës.

Letra e plotë:  

Të nderuar qytetarë,

Dua të ju informoj se sot kam marrë këtë vendim:

Jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe dua që të ju falemnderoj për besim dhe përkrahje. Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar.

Qeveritë dhe pushtetet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci.

Nderi i Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar.

Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë.

Shteti im është Kosova, e paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor e kufijë.

Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia. Ndarja apo Dodik Republika janë të papërballueshme për Kosovën dhe stabilitetin e rajonit.

Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës besoj fuqishëm se çmimi për njohje është tregu dhe për këtë taksa duhet të jetë çmimi i njohjes.

Bashkësia ndërkombëtare po bën gabim që po insiston në çmim të papërballueshëm për Kosovën për njohje. Lidershipi Kosovar po bën gabim se nuk po e fuqizon legjitimitetin e vendimit për taksën ndaj Serbisë. Herët a vonë do ta kuptojmë se sa dëm i madh po i bëhet vendit me këtë mosunitet.

Kosova euro-atlantike është e interesuar për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Dialogu për njohje është edhe rruga për tregti të lirë me Serbinë. Kurrë nuk është vonë të jemi bashkë – tregu për njohje, e jo ndarja apo Republika e Dodikut.

Më lejoni të ju siguroj se: Taksa mbetet, Ushtria e Kosovës shkon para, Trepça është e gatshme për investime.

Pas kësaj dorëheqjeje MANDATIN IA KTHEJ POPULLIT. Sovrani të vendosë për udhëheqjen e ardhshme me zgjedhje të lira dhe demokratike.

I drejtohem Presidentit që në afatin kushtetues të kryejë konsultimet me partitë politike dhe t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme.

Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa lejuar vakuum qeveritar deri në Qeverinë e re të dalur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Menjëherë do t’i drejtohem me shkresa zyrtare për dorëheqjen e parevokueshme institucioneve të vendit dhe udhëheqësve të koalicionit qeverisës.

Do t’i shërbej me besnikëri, gjithë jetën, POPULLIT, ATDHEUT DHE SHTETIT TIM KOSOVËS! Faleminderit.

I juaji,

Ramush Haradinaj

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rama mbush çantën me koncesione, shkel mbi shqiptarët

Politikë

Rama mbush çantën me koncesione, shkel mbi shqiptarët

Një karikaturë e Kosta Rakës,  cila tregon situatën ekonomike në vend, është bërë hit në rrjete sociale. Në këtë karikaturë, shihet kryeministri Edi Rama që në shpinë mban çantën e...

FOTOT/ Zhduken dy turiste në Alpet shqiptare, kush i shikon të njoftojë Policinë!

Aktualitet

FOTOT/ Zhduken dy turiste në Alpet shqiptare, kush i shikon të njoftojë Policinë!

Dy turiste janë zhdukur në Alpet shqiptare. Që prej datës 13 gusht nuk ka asnjë informacion në lidhje me një turiste gjermane dhe një polake. Shoqatat bjeshkatare të Kosovës dhe Shqipërisë...

Edmond Panariti: Marrëzia e madhështisë së mjerimit!

Politikë

Edmond Panariti: Marrëzia e madhështisë së mjerimit!

Ish-ministri Edmond Panariti i është referuar revistës Monitor mbi raportin e Bankës Botërore, ku thuhet se Shqipëria me nivel varfërie 35%, është vendi më i varfëri në planet. Ai shpjegon...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!