Ra perdja e etheve zgjedhore

Tuesday, 08 October 2019 15:15

Nga Skënder Mulliqi

Fitues i zgjedhjeve të parakohshme nacionale doli LVV e Albin Kurtit, me rezultat të ngusht para LDK –së, e cila po e paguan ende tagrin e koalicioneve me PDK-ne. Dhe, gjithsecili duhet pranuar verdiktin e popullit. Duhet pranuar së ishte koha e fundit që keqbëresit për 20 vite më radhë, të dalin në opozitë .”Erdhi Koha” ishte sllogani I LVV, dhe vërtetë ka qenë ndoshta edhe rasti i fundit që të shpëtohet ky popull nga të ligat që e goditën . Qytetarët kësaj radhe paten vetëdijesim si kurrë më parë për ndryshime pozitive në Kosovë. Dorën në zemër e deshti kush ose jo, Albin Kurti është politikani që për shumë vite , qendroi verikalisht, pa u gjunjëzuar edhe atëherë kur shumë kush mendonte së do të dorëzohej para pushteteve më shumë autokratike. Nuk dua që t'i thur Kurtit elozhe, se nuk ka nevojë për to, së ai më punën dhe angazhimin si opozitarë i fortë, arriti që VV ta qetë partinë e parë. Albini është një politikan dhe intelektual i profilit të lartë, është i pa korruptuar, me moral të lartë , i përgjegjshem dhe i ndërgjegjshem para Zotit dhe para popullit të vet.Këto janë komponentet kryesore që duhet ti posedon një politikan profesionist. Amatorët e politikës na shkaktuan dëme shumë të mëdha në të gjitha fushat e jetës. Kosova për fajin e struktuarave te deritashme politike mbeti e izoluar si ne geto, mbeti vendi më e varfër në Evropë, mbeti pa njohje të reja, pa inkuadrim në organizmat e ndryshem ndërkombëtar, dhe pa investime të jashtme, që zor është të dalim nga kriza ekonomike –sociale, si dhe patem largime masive nga Kosova… Ata që shitën 8200 hektarë tokë Malit të Zi, ata që deshtën ta zhbëjnë Republikën e fituar më gjak, e merituan largimin, por edhe përgjegjësin .Kosovën e presin sfida të mëdha, si në planin e mbrendshem, e veqmas në bisedimet më palën serbe, të cilat do të jenë shumë të rënda. Sigurisht së qeveria e formuar më gjasë nga LVV dhe LDK dhe ndonjë parti tjetër duhet të përgatitën mirë, e jo të shkojnë më duar në xhepa, siç u veprua deri më tash. Dhe, natyrisht jo të vazhdohen bisedimet pa kushte .Mendoj, së LVV dhe LDK , kan kapacitete që të merrën më këtë temë shumë të ndieshme siq do të jenë bisedimet e fazës finale më Serbinë, kur dihet së ende nuk është larguar krejt rreziku për ndarje etnike të Kosovës…

Modifikuar më Tuesday, 08 October 2019 15:17

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VOA/ Presidenti serb shtrohet në spital me probleme shëndetësore

Aktualitet

VOA/ Presidenti serb shtrohet në spital me probleme shëndetësore

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shtruar të premten mbrëma në spital për shkak të problemeve me zemrën. Në një njoftim të zyrës së tij, thuhet se ai u shtrua në...

Kroaci, alarm i kuq për shkak të motit të keq

Aktualitet

Kroaci, alarm i kuq për shkak të motit të keq

Në disa rajone të Kroacisë është aktivizuar alarmi i kuq për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme alarmi është aktivizuar për rajonet e Rijekës dhe...

Sanduiçet më të veçanta në botë kushtojnë 185 dollarë copa dhe ka një arsye për këtë

Kuriozitete

Sanduiçet më të veçanta në botë kushtojnë 185 dollarë copa dhe ka një arsye për këtë

Ky restorant vizitohet nga disa nga personat më të famshëm në botë, siç janë David Beckham, Ed Sheeran, Jack Dorsey, Guy Ritchie etj. Ajo që e bën të veçantë këtë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!