Detaje të reja për vrasjen e vëllezërve Bilali/ Çfarë u zbulua 3 minuta pas krimit dhe akuza e fortë ndaj …

Premte, 05 Prill 2019 22:28

Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen e dy vëllezërve Bilali në Shkodër. Makina e atentatorëve nuk është djegur plotësisht dhe hetuesit besojnë se kanë gjetur gjurmët dhe prova të rëndësishme.

Një patrullë policie ka qenë vetëm pak sekonda larg vendit ku u ekzekutuan dy vëllezërit Bilali, në Shkodër.

Tre minuta më vonë ajo gjeti makinën e autorëve në flakë. Por koha e shpejt në vendin e ngjarjes ka bërë që disa pjesë të Benzit të atentatorëve te shpëtojnë pa u djegur.

Kjo u ka dhënë shpresë hetuesve të ngjarjes, të cilët besojnë që do sigurojnë prova shkencore, çka do ti çonte drejt zbardhjes së ngjarjes.

Nga ana tjetër, grupi i hetimit ka marrë informacion se punonjës të policisë së Shkodrës kanë bashkëpunuar me bandat kriminale me qëllim devijimin e hetimeve në lidhje me vrasjet.

Për këtë gjë shërbimet e posaçme po mbajnë në survejim efektivat blu dhe të dhënat hetimore mbi ekzekutimin po ruhen me fanatizëm.

Por pavarësisht hermetizmit të grupit hetimor, ka kaluar një javë nga vrasja e Brahim dhe Astrit Bilalit, dhe autorët nuk janë gjetur.

Shoqërimet në polici kanë qenë të shumta, por dëshmitë e tyre kanë rezultuar pa vlerë.

Bilalët u vranë me 30 mars, sapo dolën nga shtëpia e tyre dhe po shkonin tek motra e tyre. Autori shtiu me automatik nga distanca dhe më pas është afruar dhe i ka qëlluar në kokë.

Mjeti që u përdor në ngjarje, u gjet jo shumë larg vendit të krimit, dhe ishte vjedhur në muajin Dhjetor në lagjen Perash. Brenda tij ishte dhe automatiku. /Abcnews/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...