Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të jetë në ndikimin e qëndrës me presiont të ulët atmosferik dhe masave ajrore të ftohta arktike të cilat po mban mot të pa stabilizuar në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.
E Mërkurë 15 Maj 2019
E Mërkurë dt 15 maj 2019 moti do të jetë vranësira mesatare dhe reshje shiu të herëpasherëshme në formën e stuhive dhe rrebesheve. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 5 me lartësi vale 1,5–2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten të ulëta.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 7/15°C
Zonat e ulëta 10/20°C
Zonat bregdetare 10/21°C
E Mërkurë 15 Maj 2019
Kosova për ditën e Mërkurë dt 15 Maj 2019 moti do të jetë me vranësira mesatare dhe rreshje shiu të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 6°C në mëngjes deri në 17°C gradë Celcius në mesditë.
E Enjte 16 Maj 2019
E Enjte dt 16 maj 2019 moti do të jetë vranësira mesatare dhe reshje shiu të herëpasherëshme në mesditë në formën e stuhive në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 1,0–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbetne kostante..
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 6/15°C
Zonat e ulëta 10/20°C
Zonat bregdetare 11/21°C
RTSH