E diela përvëluese, nga nesër ditë më të freskëta...

Diel, 16 June 2019 08:44

Fundjava është parashikuar përvëluese jo vetëm për Shqipërinë por edhe gjithë rajonin. Një masë presioni i lartë nga Afrika e Veriut është përqendruar mbi rajonin e Mesdheut dhe Evropës Jugore, përfshirë vendin tonë, por pas kësaj fundjave gjërat pritet të ndryshojnë disi

Sipas Meteoalb, e diela, vijon me kthjellime deri pasdite kur vranësira lokale zhvillohen në Veri dhe zonat Lindore duke sjellë rrebeshe të shkurtra shiu dhe stuhi të izoluara breshëri por mbeten kryesisht të kthjellëta zonat Perëndimore.

Nga e hëna dhe në vijim deri të premten do të ketë kthjellime e vranësira kalimtare gjatë paraditeve dhe mbrëmjeve por vranësirat zhvillohen gjatë pasditeve duke sjellë edhe rrebeshe shiu në zonat malore; në zonat Perëndimore pritet shi, vetëm në zona të izoluara.

Mesdita e së dielës, sjell një rënie me të paktën 3°C duke u ulur në 35°C. Rënie më e ndjeshme pritet në zonat Lindore. Temperaturat, nga e hëna deri të enjten do të jenë të paktën 3-4°C më të freskëta krahasuar me këtë fundjavë por sërisht pas të premtes, temperaturat rriten në të gjithë Shqipërinë.

  • foto galeri
Modifikuar më Diel, 16 June 2019 09:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...