Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat po ifluencojnë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë paqëndrueshmëri të pjesshme të motit.
E Premte 19 Korrik 2019
E Premte dt 19 Korrik 2019 moti do të jetë me kthjellime përgajtë Ultësirës Perëndimore dhe vranësira në relievet malore ku do të pasohen nga rreshej shiu të izoluara. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,3–1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 14/30°C
Zonat e ulëta 16/34°C
Zonat bregdetare 19/31°C
Kosova për ditën e Premte dt 19 Korrik 2019 moti do të jetë me kthjellime në pjesën e parë të ditës dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu dhe stuhi pasdite. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 14°C në mëngjes deri në 32°C gradë Celcius në mesditë.
E Shtunë 20 Korrik 2019
E Shtunë dt 20 Korrik 2019 moti do të jetë me kthjellime përgajtë bregdetit, ndërsa në relievet malore do të jetë me vranësira dhe rreshej shiu të izoluara. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,3–1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje në mesditë.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 16/30°C
Zonat e ulëta 18/35°C
Zonat bregdetare 19/32°C