Detaje tronditëse nga tragjedia e Bulqizës/ Pranë trupave u gjet një shishe me helm

Diel, 16 February 2020 14:41

14 shkurti do të shenjonte një tragjedi në fshatin Ostren të Madh të Bulqizës, ku një nënë dhe dy fëmijët e saj do të humbnin jetën, e ndërsa vajza tjetër do të dërgohej në gjendje të rëndë për ndihmë mjekësore (aktualisht është jashtë rrezikut për jetën).

Dy ditë pas ngjarjes një fjalë, ende nuk ka një deklaratë përfundimtare rreth vdekjes së tre pjesëtarë të familjes Tolaj, nënës 45-vjeçare, Rajmonda dhe dy fëmijëve Rudina dhe Fatjoni, ndërkohë që pista kryesore është helmimi.

Teksa mbetet për t’u zbuluar nëse bëhet fjalë për helmim nga rrjedhja e gazit apo nga ushqimi/diçka tjetër, Top Channel mëson detaje të reja rreth ndarjes nga jeta të viktimave.

Burime konfidenciale të policisë deklarojnë se në momentin që policia ka mbërritur në vendngjarje, përveç ushqimeve është gjetur një shishe me helm që përdoret në bujqësi, kryesisht për mbrojtjen e patates, gjatë mbjelljes së saj. Shishja me helm është dërguar për ekspertizë.

Mësohet se trupi i viktimave, saktësisht nënës, vajzës dhe djalit janë gjetur në dysheme në pozicione të ndryshme nga njëri-tjetri, me shkumë në gojë që të jep përshtypjen e helmimit. Ndërkohë vajza që ka shpëtuar është gjetur në një krevat ngjitur te muri, pa mundur të komunikonte dot.

Mësohet se ka qenë kunata ajo që i ka gjetur rreth orës 10 të paradites , ku më pas ka kërkuar ndihmë. Mostra të ushqimit, gjakur të viktimave, dhe shishja në fjalë janë dërguar për ekspertizë në Tiranë.

Një burim tjetër ka thënë se ata kishin qenë te kunata për darkë deri në orën 22:00 dhe të nesërmen janë gjetur të pajetë.

Modifikuar më Diel, 16 February 2020 14:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...