Në burg me urdhër të kryeministrit

Tuesday, 26 February 2019 18:01
Faksimile e shkrimit të kryeministrit për arrestimin e Saimir Malokut dhe fotoja e tij gjatë kohës së burgut sipas fashikullit përkatës Faksimile e shkrimit të kryeministrit për arrestimin e Saimir Malokut dhe fotoja e tij gjatë kohës së burgut sipas fashikullit përkatës

Nga Kastriot Dervishi

Partia e Punës ishte mbi çdo organ gjyqësor. Ajo vendoste mbi personat që duheshin proceduar, pra për kalimin përfundimtar nga procesi agjenturor-operativ (i fshehtë) në atë hetimor-gjyqësor (ligjor).  Kodet ishin vetëm pjesa procedurale. Dega e Sigurimit të Ushtrisë (DSU) ishte strukturë e Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit, e cila vepronte në radhët e ushtrisë me bashkëpunëtorë dhe të ndjekur.

Një informacion i DSU-së i datë 26.4.1976 nxjerrë nga dosje formulare për oficerin Saimir Reshit Maloku, lindur në Tiranë më 12.7.1946 oficer ndërlidhjeje në korpusin e Burrelit (reparti nr.3711) nga viti 1968 iu dërgua ministrit të Mbrojtjes Popullore, njëkohësisht edhe kryeministër dhe anëtar i Byrosë Politike, Mehmet Shehu. Thuhej se Saimiri rridhte nga një familje me origjinë nëpunës i mesëm. Babai kish mbaruar shkollën teknike të Fultzit dhe kish qenë edhe në Italia. Shtëpia e tyre ishte frekuentuar nga turistë të huaj anglezë e suedezë në vitet 1972-1973. Më 1.4.1973 Saimir Maloku ishte këshilluar dhe propozuar për lirim, por ministri e kish kthyer këtë masë. Më 24.1.1975 Saimiri ishte marrë sërish në përpunim aktiv për agjitacion e propagandë. Nga të dhënat e 8 bashkëpunëtorëve dhe 4 kallëzimtarëve dilte se zhvillonte agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. Bashkëpunëtorëve “Zalli”, “Pëllumbi” dhe “Devolli”, Maloku u ka folur jo vetëm keq kundër PPSH-së me krahinorizmin në parti e pushtet, por edhe për jetën e mirë që bëhej në Perëndim, për muzikën e huaj, etj. Për këtë arsye, Mehmet Shehu lë këtë shënim në dokument më 4.5.1976: “Të arrestohet menjëherë. Është armik i poshtër!”.

Në kohë rekord, Saimiri arrestohet më 13.5.1976. Me vendimin nr.11, datë 28.8.1976 Kolegji Ushtarak i Gjykatëssë Rrethit Mat, e deklaroi fajtor dhe kryesisht në bazë të nenit 73 të Kodit Penal e dënoi me 13 vjet burgim dhe konfiskimin e pasurisë. Në vitin 1993 Gjykata e Lartë mori dy vendime të reja duke prishur vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Saimir Maloku vuajti 8 vjet, 8 muaj, 18 ditë burgim. Dënimin e vuajti në Burgun nr.321 Burrel më 1976-1978, kampin nr.309 Ballsh më 1978-1979 dhe në kampin nr.303 Spaç në vitet 1979-1985. Me dekretin nr.6950, datë 30.1.1985 të Presidiumit të Kuvendit Popullor iu fal dënimi i mbetur. U lirua më 31.1.1985.

Modifikuar më Tuesday, 26 February 2019 18:07

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Dy turistët e huaj plagosen në Sarandë, nisen me helikopter drejt Tiranës

Aktualitet

Dy turistët e huaj plagosen në Sarandë, nisen me helikopter drejt Tiranës

aksidenti me motor. Mësohet se dy turistët nga Suedia dhe Italia kanë marrë plagë të rënda në trup.   Ata janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, ndërkohë që ende...

VIDEO/ Policia rrethon zonën tek “Unaza e Re”, banori: Mund të ketë përplasje

Politikë

VIDEO/ Policia rrethon zonën tek “Unaza e Re”, banori: Mund të ketë përplasje

Vijojnë presionet shtetërore nga banorëve të Unazës së Re. Teksa protesta e tyre vijon të jetë e përditshme prej muajsh tashmë, qeveria dhe bashkia e Tiranës herë pas here i provokon...

Fati i Teatrit Kombëtar/ Budina: Është e dhimbshme! Po zhdukim çdo gjë të vjetër në qytet

Aktualitet

Fati i Teatrit Kombëtar/ Budina: Është e dhimbshme! Po zhdukim çdo gjë të vjetër në qytet

I ftuar në Syri TV, regjisori Edmond Budina ka komentuar lëvizjet e ditëve të fundit në mbrojte të Teatrit Kombëtar. Sipas tij, shqiptarët duhet të ndryshojnë mendësi, ndërsa akuzoi se çdo...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!