Pjetër Arbnori, dy herë i dënuar, vuajti pa ndërprerje: 28 vjet, 2 muaj e 9 ditë burgim

Diel, 03 Mars 2019 17:49
Fleta e lirimit të Pjetër Arbnorit nga Burgu nr.321 Burrel Fleta e lirimit të Pjetër Arbnorit nga Burgu nr.321 Burrel

Nga Kastriot Dervishi

Është ndër rastet më të njohura të burgimeve të gjata sepse ishte në vitet 1991-2005 deputet i Partisë Demokratike dhe në vitet 1992-1996; 1996-1997, kryetar i Kuvendit Popullor. Pjetër Arbnori (1935-2006) nga Shkodra mbetet ndër figurat më interesante të tranzicionit. Qysh i vogël u rrit jetim sepse komunistët i vranë babanë. Për të ndjekur shkollën, u detyrua të ndryshojë mbiemrin nga Toma në “Arbnori”. Në janar 1958 filloi të japë provimet në degën histori – filologji në Universitetin e Tiranës, duke arritur ta mbarojë këtë shkollë në qershor 1960. Në shtator 1960 filloi punë si mësues i letërsisë në teknikumin bujqësor “Kajo Karafili” në Kavajë. Vazhdoi punë deri në prill 1961 kohë kur u largua nga puna.

-Periudha e vuajtjes së burgimit:

-Vitet 1961-1989: 28 vjet, 2 muaj, 9 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 26 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 54 vjeç

 

Dënimi i parë

Pas pushimit nga puna ishte i pakënaqur edhe më shumë ndaj regjimit. Shoku më i ngushtë i tij ishte Zeqir Koçi, e pas tij vinte Selim Resuli, të cilët përbënin “grupin e Durrësit”. Arbnori u përfshi në një grup që me një aktivitet shumë simbolik (zhvilluan vetëm disa mbledhje midis tyre) synonte krijimin e një partie socialdemokrate.

Anëtarët e grupit të Tiranës: Uran Kalakulla (kryetar), Agim Musta (sekretar), Riza Kuçit, Tanush Kaso dhe Kahreman Paftali në periudhën shtator-dhjetor 1960 bënë disa mbledhje në shtëpi, universitet dhe te parku i Tiranës. Me ndërmjetësinë e Tanush Kasos, vendosën kontakte me grupin e Pjetër Arbnorit në Durrës. Në fund të shkurti 1961 organet e punëve të brendshme morën dijeni për ekzistencën e dy grupeve.

Më 1.5.1961 janë takuar në Durrës: Pjetër Arbnori e Zeqir Koçi nga grupi i Durrësit dhe Uran Kalakulla e Tanush Kaso nga grupi i Tiranës. Takimi i kthimit ishte lënë më 27.5.1961 në Tiranë, por nuk u zhvillua sepse grupi u arrestua.

Grupet e Pjetër Arbnorit dhe Uran Kalakullës u zbuluan rastësisht. U arrestua më 27.5.1961 në Durrës. U dënua së bashku me shtetasit: Uran Kalakulla, Tanush Kaso, Zeqir Koçi, Kahreman Paftali, Riza Kuçi dhe Agim Musta. Me vendimin nr.113, datë 11.8.1962, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për tradhti ndaj atdheut e agjitacion dhe se bashku me Uran Kalakullën e dënoi me vdekje, pushkatim. U la në fuqi nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.121, datë 3.9.1962. Presidiumi i Kuvendit Popullor, i ktheu vendimet me vdekje me 25 vjet burgim .

Ridënimi

Më 30.1.1979, Pjetër Arbnori u arrestua duke vuajtur dënimin në Burgun e Burrelit. U hetua për 4 muaj. Me vendimin nr.37, datë 30.5.1979 Gjykata e Rrethit Mat e deklaroi fajtor për veprën e agjitacionit e propagandës brenda në burg dhe u dënua me 12 vjet të tjera burgim. Gjykata vërente: “Është shprehur se socializmi nuk mund të triumfonte në shkallë botërore, ai mund të vendoset vetëm në vendet e varfra, apo shprehje të tjera se këta (komunistët) janë njerëz të poshtër, pa dinjitet, ndjekin vijën e Stalinit dhe sipas tij politika që ndjek shteti ynë është politikë mashtruese...Në shkrimet e tij, i pandehuri, si një element armik që është ka shprehur tendencën e letërsisë borgjeze revizioniste. Kështu ai personazhit kryesor i shkëput nga problemet aktuale të shoqërisë dhe merret me probleme të parëndësishme në shtetit e ardhshëm, e të tjera”.

Pjetër Arbnori u lirua më 3.8.1989 nga Burgu nr.321 i Burrelit. Vitet e fundit të dënimit, komanda e kishte angazhuar në disa përkthime letrare apo historike.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nuk ju pëlqen diçka në Facebook? Së shpejti mund të ankoheni në "Gjykatë"

Teknologji

Nuk ju pëlqen diçka në Facebook? Së shpejti mund të ankoheni në "Gjykatë"

Pas skandalit ku dolën të dhënat e miliona përdoruesve, Facebook ka marrë masat që të mos ndodhë më një gjë e tillë. Facebook do të krijojë një bord mbikëqyrës me 11...

Protokolli i Montrealit, 32 vite të sukseshme, sfida e re e ngohjes globale

Aktualitet

Protokolli i Montrealit, 32 vite të sukseshme, sfida e re e ngohjes globale

Në prag të Samitit të Kombeve të Bashkuara për Klimën, i cili do të mbahet në New York, javën që vjen, vlen të nënvizohet se Protokolli i Montrealit mbi substancat...

Komedia e zezë që ironizon Hitlerin, fitues i TIFF

Kulturë

Komedia e zezë që ironizon Hitlerin, fitues i TIFF

Filmi satirik “Jojo Rabbit”, me regji të Taika Waititit, është vlerësuar si prodhimi më i mirë i vitit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto. Ngjarjet vendosen në vitin 1940 në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!