Nderim dhe bust anëtarit të komisionit të internim-dëbimeve

Diel, 19 May 2019 18:19

Nga Kastriot Dervishi

Bashkia e Maliqit, e molepsur deri në palcë me komunizëm, afër vendit ku janë ekzekutuar në vitin 1946 inxhinierët që po punonin për tharjen e kënetës së Maliqit, vendosi bustin e ish zëvendësministrit të Punëve të Brendshme dhe ish anëtarit të Komisionit të Internim Dëbimeve, të diktaturës komuniste, Teki Kolanecit. Madje në komunikimet mediatike, kjo bashki e përmendte me gradën e kohës së diktaturës. Le të kujtojmë diçka. Me dekretin nr.2116, datë 8.8.1955 Presidiumi i Kuvendit Popullor emëroi Komisionin e Internim Dëbimeve pranë MPB-së të përbërë nga Kadri Hazbiu, Mihallaq Ziçisht, Delo Balili, Teki Kolaneci, Rexhep Kolli, Nevzat Haznedari dhe Qamil Mane. (Deri tani asnjë nga anëtarët përveç Tekiut nuk ka bust). Të gjithë me grada nga gjeneralë, kolonelë, nënkolonelë e major. Në relacionin përkatës, të datës 5.8.1955, ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, i propozonte Presidiumit të Kuvendit Popullor për anëtar të komisionit, gjeneral-majorin Teki Kolaneci (drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Ndjekjes në MPB), pasi përfshirja në këtë komision do ta ndihmonte shumë punën e tij.

Në të gjitha ligjet e gjenocidit në Shqipëri të viteve 1995 apo 2008, ligjet e reformës në drejtësi, cilësia anëtar i Komisionin të Internim-Dëbimeve, është përjashtuese për funksione shtetërore. Për arsye moshe, dihet që askush nga ish anëtarët e komisionit në fjalë nuk është i mundur të marrë detyra shtetërore. Shumë nga ata kanë vdekur, ndërsa të tjera janë në pension. E vetmja arsye që mund të na bëjë të ndjeshëm është ajo morale. “Mbetet i lavdishëm, gjeneral i provuar dhe hero” - thoshte në faqen e saj në fb, Bashkia e Maliqit. Ndërsa familja e të përmendurit “nderoi” me “dekoratë” kryetarin e bashkisë. Pra përtej një ceremonie qokash, hera e parë që familjet kthenin reston duke “dekoruar” kryetarin e bashkisë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO/ Film 'horror': 3 km mes frikës e gjakut, pronari i lokalit mbi makinën në ecje të turistëve spanjollë

Aktualitet

VIDEO/ Film 'horror': 3 km mes frikës e gjakut, pronari i lokalit mbi makinën në ecje të turistëve spanjollë

Dalin pamjet e tmerrshme të sulmit ndaj turistëve spanjollë në Porto Palermo nga pronari i një lokali, Mihal Kokëdhima. Pamjet nuk kanë nevojë për koment. Dje, Policia e Sarandës i ka...

Interi në hall, për Ikardin mbetet vetëm Napoli ose… Juventusi!

Sport

Interi në hall, për Ikardin mbetet vetëm Napoli ose… Juventusi!

Rinovimi i Edin Xhekos me Romën ishte një goditje për Interin, pasi komplikon shumë planet e zikaltërve në merkato. Interi shpresonte shumë që të mbërrinte te boshnjaku duke futur në...

Merr fund i nxehti afrikan, bëhuni gati për reshje shiu

Aktualitet

Merr fund i nxehti afrikan, bëhuni gati për reshje shiu

Pas të nxehtit afrikan, moti në Europë do pësojë disa ndryshime të mëdha. sipas metereologut të Accuweather, Tyler Roys, shtatori do të sjellë reshje shiu në Ballkan. Sistemet e motit të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!