1985/Të burgosurit për vjedhje në Shqipëri, habia e diktatorit për shifrën e tyre

Diel, 14 July 2019 15:45

Nga Kastriot Dervishi

Komunizmi shkatërroi çdo gjë që i përkiste shtetit dhe familjes shqiptare. Elementit kriminal që mori pushtet, u strukturuar në një grup kriminal te i cili vetëm për vlera dhe përparim nuk mund të flitej më. Me prishjen e strukturës sociale të shoqërisë, keqqeverisjen, krimet, varfërinë e jashtëzakonshme, etj, arriti rekorde të papara më parë. Një statistikë penale deri në vitin 1980 tregonte se rreth 75 mijë të dënuar i takonin veprave penale jopolitike të mbizotëruara nga vjedhja, kanosja dhe vrasja (përjashto dënimet e dhëna nga gjykatat e lagjeve për shuma deri 200 lekë, ndaj të cilëve merrej masa e gjobitjes). Kriminaliteti në komunizëm, aspak i njohur në shifra për publikun e asaj kohe, shpërtheu jashtë kufijve të vendit me rënien e regjimit, nuk ishte vepër e demokracisë. Gjithçka kemi parë, i dedikohet veprës më të madhe të regjimit, njeriut të ri, këtij vëllimi mishtor pa formim, i paedukuar, i ideologjizuar me urrejtje ndaj Zotit, por me dashurinë me krimin dhe kriminelët në pushtet. Mbase gjithkujt i kujtohet skenë gati qesharake e E.Hoxhës në një mbledhje të Byrosë Politike, në të cilën flet i përhumbur “300 mijë dollarë”, me vite të ndryshme, kur pyet Vito Kapo në ishte vetëm, etj (ishin rreth 20-30 të pranishëm). Kjo është mbledhja e fundit e E.Hoxhës në Byronë Politike dhe i përket datës 12.2.1985. Diskutoheshin  4 pika të rendit të ditës: për industrinë e lehtë e ushqimore, për duhanin, Platformën në punën operative të organeve të punëve të brendshme dhe miratimi i kalendarit të mbledhjeve të Byrosë. Kërkesa për ndryshimin e platformës së vitit 1977, çoi në fund në miratimin e një platforme të re. Nënshkrimin i fundit kësisoj i E.Hoxhës ishte miratimi i kësaj platforme. Në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Hekuran Isai mbrojti ndryshimet në platformë, të diktuara sipas tij nga “zbulimi” i grupeve armiqësore në këtë ministri. Këtu flitej se një numër i madh i të dënuarve, i përkisnin veprës penale të vjedhjes. Nga 5100 të dënuar që kishte gjithsej në Shqipëri në vitin 1985, rreth 1.400 ishin të dënuar politikë. Ministri i Punëve të Brendshme, thoshte se çdo vit hynin në burg rreth 2.100 persona.

***

Hekuran Isai: Ju keni të drejtë shoku Enver, shumë janë 2.100 veta që futen në burg çdo vit. Në kame dhe burgje sot kemi mbi 5.100 të burgosur. Mbi 60% nga këta janë hajdutë. Ky është një problem, i cili çdo ditë që kalon po bëhet mjaft shqetësues.

Enver Hoxha: Po pse bëhen hajdutë ata? Çfarë vjedhin? Miliona?

Ramiz Alia: Ç’miliona!!

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Majmunët “pushtojnë” Japoninë

Aktualitet

Majmunët “pushtojnë” Japoninë

Një ushtri e armatosur është formuar në një fshat japonez për të ndaluar ‘pushtimin’ e zonës nga majmunët dhe vjedhjen e të mbjellave. Më shumë se 30 vullnetarë në komunitetin malor...

Operacion policor në Tetovë, sekuestrohen mbi 20 kg drogë

Bota Shqiptare

Operacion policor në Tetovë, sekuestrohen mbi 20 kg drogë

Policia sot rreth orës 17:00 ka filluar një operacion anti-drogë në Tetovë. Sipas informacioneve të para janë sekuestruar rreth 22 kg drogë. Operacioni është zhvilluar në bulevardin kryesor të qytetit...

Prej 10 ditësh i larguar nga banesa, Anglia në kërkim të adoleshentit shqiptar

Aktualitet

Prej 10 ditësh i larguar nga banesa, Anglia në kërkim të adoleshentit shqiptar

Ky është Daniel Gjinaj, një adoleshent shqiptar me banim në Angli për të cilin nuk dihet asgjë prej më shumë se një jave. Policia thotë se Daniel Gjinaj është zhdukur nga...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!