1989/Përpjekje për arratisje me tub ajrimi

Tuesday, 06 August 2019 13:35
I pandehuri gjatë eksperimentit hetimor të hetuesisë I pandehuri gjatë eksperimentit hetimor të hetuesisë

Nga Kastriot Dervishi

Në 7 korrikun 1989 një shtetas është përgatitur me një mënyrë origjinale për t’u arratisur nga liqeni i Ohrit. Quhej Flori Adem Gjona, i vitlindjes 1964, nga Floqi i Korçës. Përpjekja e tij ngeli në tentativë për shkak të lëvizjeve të rakorduara mirë gjatë fazës së përgatitjes. Ka përgatitur kamerdare dhe një tub ajrimi, të cilët i ka futur në çantë. Kështu ka shkuar në Pogradec në zonën ku rrinin pushuesit. Veprimet e tij, sidomos çanta, ka rënë në sy të punonjësve të policisë, Thoma Vako dhe Agron Hoxha, të cilët i kanë kërkuar të kontrollojnë çantën. Është arrestuar këtë datë. Gjykata e Rrethit Pogradec me vendimin nr.91, datë 24.7.1989 e deklaroi fajtor kryesisht në bazë të nenit 47/gj të Kodit Penal dhe e dënoi me 10 vjet burgim. Në justifikimin e vendimin thuhej se i pandehuri ishte nxitur “nga emisionet e huaja televizive, i ka lindur mendimi kriminal për të bërë veprime përgatitore për t’u arratisur jashtë shtetit”. Gjykata e lartë me vendimin nr.99, datë 22.8.1989 ia përgjysmoi dënimin në 5 vjet.

Modifikuar më Tuesday, 06 August 2019 16:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...