“Nëse shpërthen një revoltë…” Zbulohet intervista e Ismail Qemalit në lidhje me kryengritjen e Shqipërisë së jugut

Hënë, 04 November 2019 10:20

Nga Aurenc Bebja

“L’Echo de Paris” ka botuar, të martën e 17 prillit 1911, në faqen n°3, intervistën e korrespondentit të gazetës “Piccolo” me Ismail Qemalin, në lidhje me kryengritjen e shqiptarëve të jugut, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Revolta shqiptare
Ekziston frika e një kryengritjeje në Shqipërinë jugore

1572802979

Vjenë, 16 prill.

Korrespondenti i Piccolo-s (Gazetës së Triestes) në Konstandinopojë ka mundur të bisedojë, së fundmi, me deputetin shqiptar Qemal beun :

“Një pakënaqësi ogurzezë, deklaroi deputeti, zotëron në mesin e popullit të Shqipërisë jugore, megjithëse ai shfaq ndjenja më paqësore sesa ai i veriut, por nuk duhet të çuditemi nëse një kryengritje ndodh në Valesa (Vlorë).

Shqiptarët, shtoi Qemal Beu, i janë lutur qeverisë që prej disa muajsh që ti japë fund shtypjes me të cilën vendi i tyre fatkeq gjendet i tronditur.

Nëse shpërthen një revoltë, do të duhet derdhur gjak për ta shypur, të shpenzohen shuma të mëdha parash, të përballemi me vështirësi pothuajse të pakapërcyeshme, veçanërisht pasi trupat turke do të duhet të luftojnë kundër një populli të reduktuar në dëshpërim dhe që mban në thellësitë e zemrës së tij fyerjet për të cilat ai ka qenë objekt.

Kujtimi i metodave të përdorura vitin e kaluar nga ushtria kushtetuese, e cila, për të shtypur kryengritjen, i vuri zjarrin çdo gjëje, është më i gjallë se kurrë.

Dha ja tani, qeveria turke është gati të predikojë luftën e shenjtë.”/darsiani.com

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...