Haxhi Lleshi: I kemi shërbyer si familje Jugosllavisë së vjetër

E mërkurë, 25 December 2019 16:59

Nga Kastriot Dervishi

Nderimi i Haxhi Lleshit (1913-1998) nga komunistët e Dibrës, na detyron të sjellim në kujtesë jetën e personit në fjalë. i përmendur, u lind në Reshan të Dibrës së Madhe. Më 1920 – 1926 qëndroi si çoban në vendlindje. Më 1926 – 1931 kryen shkollën fillore, një klasë gjimnaz në gjuhën shqipe dhe klasat 2 dhe 3 në gjuhën serbo – kroate në Dibër të Madhe. Më 1931 – 1940 merret me bujqësi e tregti në Dibër të Madhe. Në prill 1941 merr pjesë me forcat jugosllave kundër pushtimit italian atje. Më 1941 – 1942 qëndron në Peshkopi dhe Mat. Në shkurt 1942 vjen në Pezë. Në qershor 1942 është komandant çete në Peshkopi. Në prill 1943 bëhet anëtar i Partisë Komuniste. Më 1943 – 1944 anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Më 1944 – 1946 ishte ministër parë i Punëve të Brendshme të qeverisë komuniste. Më 1946 – 1948 ministër pa portofol. Më 1948 – 1949 kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit. Më 1949 – 1953 drejtor i Drejtorisë së Personelit në Ministrinë e Mbrojtjes. Më 1946 – 1991 deputet Frontit Demokratik dhe më 1991-1992 i Komitetit të Veteranëve. Më 1953 – 1982 president i Presidiumit të Kuvendit Popullor, organit që miratonte dënimet me vdekje të gjykatave të larta. Në shkurt-prill 1991, ishte anëtar i Këshillit Presidencial. U burgos për gjenocid në një proces së bashku me Zylyftar Ramizin, Rrapi Minon dhe Manush Myftiu, dënimi i parë për të cilët u dha më 24.5.1996.

Pjesë nga autobiografia e vitit 1950 (paraqitur me dy data):

“Prej vitit 1934 e deri më 1941, disa kohë jam marrë me bujqësi. Familja ime për kontradikta, kanë qenë kundër Ahmet Zogut, i kanë shërbyer Jugosllavisë së vjetër. ...Në përgjithësi (megjithëse Aqifi dhe xhaxhi tjetër Pëllumb Lleshi i shërbyen Zogut për disa kohë), familja ime dhe veçanërisht unë, mbasi isha edhe me disa emigrantë në kontakt, të cilët qenë në Jugosllavi si antizogist, e urrenin Zogun. Më 1939 ditët e prillit që u pa se Italia fashiste do të okuponte Shqipërinë, kam kërkuar nga jugosllavët që bashkë me disa emigrantë  shqiptarë të dilnim të mbronim Shqipërinë, por mbasi nuk na lejuan, nuk dolën”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...