Deklarata e bashkëpunimit me Sigurimin

Tuesday, 07 Janar 2020 17:38

Nga Kastriot Dervishi

Rekrutimi në radhët e Sigurimit të Shtetit niste në çastin kur personi nënshkruante deklaratën e bashkëpunimit. Bashkëpunëtorët ishin të dy llojeve: të rekrutuar me material shtrëngues dhe me dëshirë. Te kategoria e dytë ishin vetëm komunistët. Formulimi i parë grafik i një teksti betimi haset në vitin 1947. Shihet se rast i rrallë pasi në vitet 1945-1948, përgjithësisht nuk ka pasur dosje bashkëpunëtorësh dhe kategorizim të tyre. Më vonë u rregulluan duke pasur kategorizim (në fillim në 5 e pastaj 4 kategori) dhe dosjet personale e të punës. Deklarata ka qenë model i shtypur, në krye të së cilës qëndronte përshëndetja partizane jugosllave “vdekje-fashizmit, liri-popullit”. Shkelja e deklaratës së besnikërisë apo vetëdekonspirimi përbënin vepra penale. Në vitet 1949-1956, këto gjykoheshin nga Gjykata Speciale e Sigurimit në MPB, ndërsa pas vitit 1956 kryesisht në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë. Në Kodin Penal akuza bazohej se nenet e tradhtisë ndaj atdheut dhe përhapjes së sekretit shtetëror.

***

Deklarata e bashkëpunimit

Unë i nënshkruari...., duke e ndjerë si detyrë të shenjtë patriotike mbrojtjen e Republikës Popullore dhe të pasurisë së shtetit, pranoj me koshiencë dhe me vullnet të plotë të jem bashkëpunëtor informativ i organeve të Sigurimit. Me dashurinë më të madhe për popullin e republikën dhe me urrejtjen më të thellë për armiqtë, cilët do qofshin dhe kudoqofshin këta, do të vë gjithë forcat e mija për ruajtjen me fanatizëm të kauzës së shenjtë të popullit dhe për zbulimin dhe shfarosjen e armiqve. Jap fjalën e nderit të një luftëtari të çështjes së popullit se do të plotësoj me përpikëri detyrat e ngarkuara, do të ruaj me skrupulozitetin më të madh sekretin shtetëror e konspirancion në punë.Do jem vigjilent e gjithmonë i gatshëm në ruajtjen e sektorit ku punoj, në vëzhgimin e armiqve në punë e sipër, në zbulimin e çrregullimeve, abuzimeve, etj, që njerëz të pandërgjegjshëm ose armiq të popullit, do të mundohen të shkaktojnë dhe në bashkëpunim me shokët e Sigurimit, do të jem i pamëshirshëm karshi atyre që duan të pengojnë realizimin e jetës së re dhe të lumtur të popullit tonë.Urrejtja e madhe e popullit le të pllakosë mbi mua dhe dënimi i ligjeve të pushtetit popullor, le të më godasë, në rast se me qëllim e prish fjalën e dhënë dhe neglizhoj detyrën karshi popullit, atdheut dhe republikës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...