Modeli i triskave erdhi nga Serbia

Tuesday, 31 Mars 2020 15:52

Nga Kastriot Dervishi

 

Regjimet komuniste aty ka kanë ekzistuar kanë sjellë fukarallëk. Nuk mund të kuptohen pa stërmundimin e njeriut nëpërmjet racionimit ushqimor. Populli në këto regjime është si mi laboratori mbi të cilin bëhen vazhdimisht prova. Në vitin 1947 u eksperimentua në drejtim të popullit shqiptar në drejtim të ushqimit dhe veshmbathjes. Në vitin 1946 ishin realizuar konventat e bashkimit doganor, planeve të përbashkëta dhe unifikimit të monedhës me Jugosllavinë. Çdo shtetas jugosllav mund të blinte çfarë të donte në Shqipëri, ndërsa një gjë e tillë nuk funksiononte sikur shqiptarët të donin të blinin në Jugosllavi. Modelit i triskëtimi erdhi nga Republika Popullore e Serbisë.

Drejtoria e Planit e Ministrisë së Tregtisë, njoftonte më 11.11.1947 komitetet ekzekutive të prefekturave se më 1.1.1948 do hynte në fuqi sistemi i ri i triskëtimit. Për këtë arsye kërkonte plotësimin e formularëve nga familjet. Në një relacion të datës 20.10.1947, në bazë të urdhrit të Drejtorisë së Planit në MT, u mblodh komisioni  i përbërë nga Mina Uçi (shef i Artikujve Industriale), Kiço Neti (shef i Ushqimeve) dhe Petrit Hoshi (shef i Triskëtimit). Komisioni mori në studim sistemit e triskëtimit për vitin 1948, duke menduar që triskat të përshtateshin me modelin jugosllav, ku të gjitha triskat ishin personale (në Shqipëri deri këtë kohë ishin familjare), me përjashtim të atyre të veshmbathjes. Nën këtë shembull, komisioni vendosi që çdo shtetas të kishte triskë personale, pra do hiqeshin triskat ushqimore dhe të veshmbathjes për kategoritë ordinere (të zakonshme). Varianti që popullsia të pajisej çdo muaj me triska të reja nuk u gjet i përshtatshëm sepse vendi nuk kishte kapacitete intelektuale e profesionale që do të mund ta përballonte këtë. Pas kësaj dilte ky riformulim i triskave:

I-Triska buke. Me këto do pajiseshin edhe fshatarët joprodhues.

II-Triskat e ushqimeve. Këtu ishte shtuar edhe mishi, por në të ardhmen mund të merreshin edhe mielli, marmelata, patatet, vezët, peshku, etj

III-Triskat suplementare. Nuk u pa e arsyeshme të bëhej ndonjë ndryshim.

IV-Triskat e veshmbathjes. Edhe këto do ishin personale

Këto ishin të ndara kështu:

1-Punëtor i rëndë:

Grupi A, 40 pikë, për stof, dok, drill, kadife, dyshek.

Grupi B, 26 pikë, për mushama, fanella, çorape, peshqirë, shami.

Grupi C, 40 pikë për pëlhurë pambuku me metrazh dhe astar.

(Penjtë ishin caktuar në 4 lata të veçanta)

2-Punëtor i lehtë:

Grupi A, 32 pikë

Grupi B, 22 pikë

Grupi C, 34 pikë

Grupi D, 12 pikë

3-Racioni ordiner (i zakonshëm)

Grupi A, 24 pikë

Grupi B, 20 pikë

Grupi C, 26 pikë

Grupi D, 10 pikë

4-Fëmijët 1-10 vjeç

Grupi A, 24 pikë

Grupi B, 10 pikë

Grupi C, 18 pikë

Grupi D, 8 pikë

Në vijim jepeshin vlerat e pikëve. Një metër stof p.sh. vlenin 6 pikë, një palë rrobe burri 24 pikë, një palë rrobe burri doku, drille ose kadife 25 pikë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...