Fan Noli dhuroi 20 thasë me miell për Enver Hoxhën

E mërkurë, 01 Prill 2020 16:55

Nga Kastriot Dervishi

Mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët e SHBA-së dërguan ndihma për bashkatdhetarët e tyre në Shqipëria. Çudia më e madhe është një rast i vitit 1947, kohë kur midis dy vendeve nuk kish marrëdhënie diplomatike. Më 17.7.1947 Ministria e Tregtisë njoftonte Shoqërinë Shqiptaro-Jugosllave “Import-export” në Tiranë se me avulloren “Radnik”, me flamur jugosllav ishte nisur nga Nju-Jorku në drejtim të Fiumes me 318 thasë miell nga privatë të ndryshëm me banim në SHBA për njerëzit e tyre në Shqipëri. Në bazë të njërës listë përkatëse, kjo sasi mielli duhej të tërhiqej në Fiume e të sillej në Shqipëri. Lista e dërguesve përbëhet nga 49 persona dhe një shoqatë (“Vatra”), me 228 thasë gjithsej. Lista vijuese (për institucione) nuk ndodhet në dosje. Përgjithësisht shumica e dërguesve paraqiten me 1-3 thasë. Përfitues më i madh është zona e Korçës (veçanërisht fshati Dardhë). Spikasin sipas numrit të thasëve: Pandi Laço për Thimi Laçon dhe Petro Dunkën në Dardhë me 4; Gaqi Lasti për 3 familje në Dardhë dhe Korçë me 6; Thoma Stefani (i misionit amerikan ushtarak gjatë luftës) për zonjën e Vaso Vrukës në Dardhë me 1, Ligor Galliani për 5 familje në Dardhë dhe Korçë me 5; Niko Kokalari për Qemal Kokalarin, hotel “Lirinë” Korçë, Hatixhe Kashaun, Azbi Kokalarin, gjithsej me 5 thashë. Në fund të dërgesës spikasin 20 thasë të peshkop Fan Nolit (dërgesa e dytë më e madhe) dhe 198 thasë të shoqatës “Vatra” për Enver Hoxhën. Dërgesat kanë qenë personale, sepse në listën e dytë ishin për institucione. Fan Noli, me siguri ka kujtuar se Enver Hoxha ishte keq me të ngrënët apo se duhej të ishte një petullngrënës i madh. Po ashtu edhe “Vatra” ka pasur këtë shqetësim. Sipas shkresës së datës 11.8.1947 të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Niko Opari për Ministrinë e Tregtisë, mielli ishte i siguruar në një depo në Vlorë dhe ende nuk ishte tërhequr. Këtu flitej se ishin gjithsej 320 thasë me miell. Për shkarkimin e tyre nevojiteshin 1558 lekë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...