Merkel njofton mbylljen e llogarisë së saj në Facebook

Saturday, 02 February 2019 21:45

Shefja e ekzekutivit gjerman vendosi ta mbyllë profilin e saj në facebook, duke sqaruar se duke mos qenë më kryetare e CDU-së, ka vendosur ta hedhë tani këtë hap.

Merkel falënderoi përdoruesit për mbështetjen e dhënë, duke ju kujtuar se punën e saj si kancelare mund të vazhdojnë ta ndjekin. Mbi 2,5 milionë vetë e ndiqnin faqen e Merkelit, e cila kishte kapërcyer kështu edhe presidentin francez Emmanuel Macron dhe 2,3 milionë ndjekësit e tij.

Përveç të dhënave mbi punën e saj si kancelare, në faqen e Facebook-ut të Merkelit gjendeshin edhe informacione mbi jetën e saj private, ndërsa në mesin e interesave renditeshin dashuria e lideres gjermane për operan, Bitëllsat dhe librat e Tolstoit e të Dostojevskit.

Aty thuhej po kështu se një nga ëndrrat e politikanes 64-vjeçare është që të udhëtojë me trenin trans-siberik nga Moska në Vladivostok. Në fund të janarit, Facebook-un e mbylli edhe kryeministri i landit të Saksonisë, Anhalt, ndërsa përpara tij, politikani i Gjelbër, Robert Habeck zgjodhi të largohej nga Tëitteri.

Modifikuar më Saturday, 02 February 2019 22:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...