Shtohen thirrjet për dorëheqjen e guvernatorit të Virxhinias

Saturday, 02 February 2019 19:24

Thirrjet për dorëheqjen e guvernatorit të shtetit të Virxhinias, Ralph Northam po shtohen, pasi u publikua një fotografi raciste ku ai shfaqej në librin e kujtimeve të studimeve universitare për mjekësi, para mbi 30 vjetësh.

Zoti Northam kërkoi falje të premten për “kostumin racist dhe ofensiv” që shihet në librin e kujtimeve të vitit 1984. Në një video-deklaratë, guvernatori demokrat tha se fotografia nuk reflekton personin që ai është sot. Ai shtoi se “nuk mund të ndryshoj vendimet e atëherëshme, as nuk mund të zhbëj dëmin që sjellja ime shkaktoi atëherë dhe që shkakton sot. Por unë e pranoj përgjegjësinë për veprimet e mia të kaluara dhe jam i gatshëm të bëj të gjitha përpjekjet për të rifituar besimin tuaj”.

Në fotografinë në fjalë, shfaqet një person që ka lyer fytyrën me bojë të zezë, për t’u dukur si afrikano-amerikan dhe një tjetër me kostumin e bardhë të grupit racist Ku Klux Klan. Guvernatori ka lënë të kuptohet se ai është një nga personat në fotografi, por nuk ka thënë secili.

Grupet Drejtuese Afrikano-Amerikane në Kongres dhe më legjislaturën e Virxhinias i kanë bërë thirrje të jape dorëheqjen.

Edhe kandidatët demokratë për president të partisë së tij, Kamala Harris Corey Booker, Julian Castro, Elizabeth Warren dhe Kirsten Gillibrand, kanë kërkuar dorëheqjen e tij./VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...