Juria merr vendimin final për El Chapon

Tuesday, 12 February 2019 19:02

Pasi kanë dëgjuar më shumë se 200 orë dëshmi, pasi kanë lexuar kuti të tëra me dokumente, anëtarët e jurisë në gjyqin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Joaquin Guzman, ka marrë vendimin përfundimtar duke e shpallur atë fajtor.

Jurisë në një gjykatë federale në Bruklin i janë dashur 34 orë diskutime përgjatë gjashtë ditëve, për të dalë në këtë përfundim. El Chapo është shpallur fajtor për 10 akuza që Prokuroria kishte ngritur kundër tij, duke e konsideruar edhe si kreun e kartelit të Sinaloas.

61-vjeçari u arrestua në janar 2016 pasi ishte arratisur nga burgu përmes një tuneli nëntokësor pesë muaj më parë. Përgjatë gjyqit. Joaquin Guzman e nisi karrierën kriminale si një kultivues kanabisi ndërsa pasuria e tij në momentin e arrestimit vlerësohet të ketë qenë 14 miliardë dollarë.

Ai do të mbahet mend për arratisjet spektakolare nga burgu në Meksikë ndërsa në janar 2017 u ekstradua në SHBA ku ka qëndruar në izolim, në pritje të gjykimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...