Zgjedhjet në Korenë e Veriut, Kim Jong-un fiton me 100 %

E Enjte, 14 Mars 2019 19:38

Koreja e Veriut ka zgjedhur Parlamentin e ri. Partia e Punëtorëve fitoi 100 për qind të votave duke rikonfirmuar liderin suprem Kim Jon-un në krye të vendit. Komiteti Qendror i Zgjedhjeve të Koresë njoftoi se 92.3 % e njerëzve me të drejtë vote kanë marrë pjesë në zgjedhjet e djeshme.

Zgjedhjet e 10 marsit janë të dytat, që nga ardhja në pushtet e Kim Jong-un, ndërsa ajo që vihet re është se ka një zbritje të votuesve koreano-veriorë në zgjedhje në krahasim me 5 vite më parë. Pesë vite më parë morën pjesë 99.97 për qind e tyre në zgjedhje.

“Vendi ynë është i vetmi që feston zgjedhjet si të ishte një festë”, thanë dje një pjesë e votuesve, të cilët u shprehën se me Kim Jong-un, Koreja e Veriut do të ecë përpara.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...