Britania kërkon kohë, deputetët votojnë shtyrjen e datës së largimit nga BE

E Enjte, 14 Mars 2019 19:49

Deputetët britanikë aprovuan në Dhomën e Komunëve një amendament që kërkon shtyrjen e largimit zyrtar nga Bashkimi Europian deri me 30 qershor.

Kjo do t’i japë kohë atyre që të gjejnë një qasje alternative për Brexit. Tashmë qeveria britanike do t’i kërkojë zyrtarisht BE-së që vendi të mos largohet me 29 mars, por në një datë tjetër. Për të mbështetur këtë, kryeministrja Theresa May do të prezantojë të premten një plan të ri negociatash.

Gjatë votimeve në parlament, May arriti të mbante drejtimin e procesit Brexit duke mposhtur me vetëm dy vota diferencë propozimin që i kalonte parlamentit kontrollin mbi Brexit.

Ndërkohë, më herët ligjvënësit refuzuan mbajtjen e një referendumi të dytë për Brexit me 334 vota kundër dhe 85 pro. Kjo ishte hera e parë në dhomën e komunëve që votohej për një propozim të tillë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

“Nënat e Srebrenicës,” shpërthyen në lot pas dënimit të Karaxhiç

Aktualitet

“Nënat e Srebrenicës,” shpërthyen në lot pas dënimit të Karaxhiç

Të mbijetuarit nga genocidi në Luftën e Bosnjës gjatë viteve '92-95 shpërthyen në duartrokitje pasi kreu i trupës gjykuese Vagn Joensen lexoi vendimin përfundimtar burg për jetë për ish-kreun politik...

Vetëdorëzimi i vrasësit të Baxhinofski, zbardhet dëshmia e tij

Kronikë

Vetëdorëzimi i vrasësit të Baxhinofski, zbardhet dëshmia e tij

Pak pas dorëzimit në polici, sigurohet dëshmia e vrasësit të Haxhi Baxhinofski, 61-vjeçarit Islam Mylkaj. “Jam penduar, e vrava në gjaknxehtesi e siper. Tek liqeni e takova rastesish. Më shau dhe...

Prezantohen uniformat e reja të kombëtares për Euro 2020

Sport

Prezantohen uniformat e reja të kombëtares për Euro 2020

Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar sot uniformat e reja të kombëtares shqiptare të futbollit për meshkuj dhe femra. Uniformat e reja do të vishen nga kuqezinjtë prej ditës së nesërme...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!