Tensioni në Venezuelë/ Guaido thirrje ushtrisë për të rrëzuar Maduron

Tuesday, 30 Prill 2019 15:38

Lideri i opozitës dhe i vetëshpallur president i Venezuelës, Juan Guaido, ka publikuar një video në internet, për atë që ai e quajti “faza finale” e planit të tij për ta rrëzuar Nicolas Maduron.

Në video të postuar në Tëitter, ai shihet duke i bërë thirrje popullit dhe ushtrisë që ta mbështesin atë, në përpjekjet e tij për ta rrëzuar “uzurpimin” e Maduros, raporton The Guardian.

Ai në video shihet i shoqëruar nga disa burra tjerë me uniforma ushtarake, dhe një udhëheqës tjetër të opozitës, Leopoldo Lopez, i cili duhej të ishte nën arrest shtëpiak. Ai tha se ndodhet në bazën ajrore ushtarake në qytetin e Caracas.

“Forcat e armatosura kombëtare e kanë marrë vendimin e duhur, dhe ata llogarisin në mbështetjen e popullit të Venezuelës, mbështetjen e kushtetutës sonë, dhe garancinë se ata janë në anën e duhur të historisë” tha ai.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të informacionit së Venezuelës, Jorge Rodriges. Ai në rrjetin social Tëitter, i cilësoi ata si një grup i vogël tradhtarësh.

“Ne e informojmë popullin e Venezuelës se një grup i vogël tradhtarësh të personelit ushtarak, po marrin pjesë në një puç kundër kushtetutës dhe paqes në republikë. Kjo përpjekje po mbështetet nga vrasësit e grupet ekstreme, të cilët paralajmëruan dhunë disa muaj më parë. Ne i bëjmë thirrje popullit për qetësi, në këtë kohë kur po mundohemi të mposhtim tentim puçin” shkroi në Tëitter ministri i informacionit. 

Image

 

Modifikuar më Tuesday, 30 Prill 2019 15:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...