Situata në Venezuelë, Trump: Të ndalet menjëherë dhuna

E Enjte, 02 May 2019 22:05

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri thirrje që t’i jepet fund menjëherë “represionit brutal” ndaj popullit venezuelas. “Shtypja brutale e popullit venezuelas duhet të përfundojë dhe duhet të përfundojë shpejt. Njerëzit janë të uritur, nuk kanë ushqim dhe ujë. Venezuela dikur ishte një nga vendet më të pasura në botë “, tha Trump.

Thirrja e Trumpit erdhi pasi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ranë dakord të takohen javën e ardhshme për të diskutuar për situatën në Venezuelë. SHBA-ja e ka njohur liderin e opozitës, Juan Guaido, si president të përkohshëm të vendit, ndërkaq Rusia është në anën e presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro, raporton Rel.

SHBA-ja pohon se Maduro ishte gati për të ikur në Kubë, mirëpo rusët e bindën të qëndrojë në Venezuelë. Ministri rus, Lavrov, hodhi poshtë këto deklarata. Trupat e Gardës Kombëtare në Venezuelë, më 1 maj, hodhën gaz lotsjellës ndaj protestuesve që tentuan të bllokonin një autostradë pranë një baze ajrore në Karakas, ku kreu i opozitës Juan Guaido, kishte bërë thirrje për një kryengritje ushtarake kundër presidentit të kontestuar Nicolas Maduro.

Rusia, Irani, Kina dhe Kuba janë ndër vendet që e mbështesin Maduron, i cili filloi një mandat të dytë në janar, pas zgjedhjeve të majit 2018, të përcjella me akuza për manipulim të votave. Rusia, e cila ka lidhje të konsiderueshme ekonomike me qeverinë e Maduros, në mars dërgoi në Venezuelë aeroplanë që mbanin gati 100 ushtarakë. Qeveria e SHBA-së beson se aty kishte forca speciale dhe ekspertë të sigurisë kibernetike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...