Akuzohen se vranë 2 gra skandinave, 23 burra në gjykatë në Marok

E Enjte, 02 May 2019 17:54

Njëzetë e tre burra nga Maroku, disa me shtetësi edhe spanjolle e zvicerane janë paraqitur në një gjykatë në Rabat, nën akuza që kanë të bëjnë me vrasjen e dy grave skandinave dhe terrorizëm. Burrat janë paraqitur në një gjykatë antiterroriste.

Louisa Vesterager Jespersen, 24 vjeç, nga Danimarka dhe Maren Ueland, 28 vjeç, nga Norvegjia janë gjetur të vdekura në dhjetor në afërsi të fshatit maroken Imlil, pranë Toubkal, majës më të lartë të Afrikës së Veriut. Katër nga të akuzuarit kishin premtuar besnikëri ndaj Shtetit Islamik në një video të bërë tri ditë përpara gjetjes së trupave, raporton “Reuters”.

Zëdhënësi i policisë së Marokut Boubaker Sabik tha se 4 persona janë të dyshuar kryesor për vrasjen e dy grave nga Skandinavia dhe se ata kanë vepruar si “ujqër të vetmuar”. Saad Sahli, një avokat mbrojtës, tha se të katër ishin akuzuar për formimin e bandave të kriminelëve për të shkaktuar dëm serioz ndaj rendit publik dhe për trajnimin e njerëzve për t’u bashkuar me një lëvizje terroriste.

Të pandehurit e tjerë u arrestuan më vonë si pjesë e një rrjeti personash të dyshuar për krijim të një organizate terroriste. Sahli tha se të pandehurit e tjerë ishin akuzuar për lavdërimin e terrorizmit. Gjyqi po mbahet në një gjykatë kundër terrorizmit në kryeqytetin Rabat. Maroku ka izoluar terrorizmin e ISIS dhe organizatave të tjera, teksa sulmi i fundit ka ndodhur më 2011 kur 17 vetë u vranë në bombardimin e një restoranti në Marrakech. Maroku ka shkatërruar më shumë se 200 qeliza të ISIS në vetëm pak vjet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...