Kush është sekretarja e re e shtypit e Shtëpisë së Bardhë

E mërkurë, 26 June 2019 09:07

Stephanie Grisham, zëdhënësja kryesore e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, është emëruar sekretare e re e shtypit e Shtëpisë së Bardhë. Zonja e Parë e bëri këtë njoftim në Twitter, duke thënë se ajo “nuk mund të mendojë për ndonjë person tjetër më të mirë për t’i shërbyer administratës dhe vendit tonë.”

Presidenti Donald Trump njoftoi në fillim të muajit se sekretarja e shtypit prej një kohe të gjatë, Sarah Sanders, po planifikonte të largohej.

“Sarah Huckabee Sanders jonë e mrekullueshme do të largohet nga Shtëpia e Bardhë në fund të muajit dhe do të kthehet në shtetin e madh të Arkansasit,” tha Presidenti Trump në Twitter. “Ajo është një person shumë i veçantë me talente të jashtëzakonshme, që ka bërë një punë të pabesueshme!”

Zonja Sanders e cilësoi detyrën e saj si Sekretare Shtypi e Shtëpisë së Bardhë, si “nderin e jetës së saj”, duke shtuar se: “E kam dashur çdo minutë të punës sime – madje edhe minutat e vështira”.

Sanders ka qenë një nga ndihmëset më të besueshme të presidentit gjatë punës të saj në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë, që nga fillimi i presidencës Trump, duke u rritur në pozitë, nga zëvendës sekretare e shtypit kur zëdhënësi kryesor ishte Sean Spicer.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...